Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stinës së qershive në Kjustendill po i vjen fundi, por është koha për byrekun me qershi

Foto: arkiv personal

Qershitë janë një nga frutat më të hershme që piqen nëpër gjerësitë tona gjeografike. Qershi të freskëta mund të mblidhet që në maj, ndërsa në fillim të korrikut fushata e vjeljes së qershive dhe vishnjave pothuajse po përfundon. Të pasura me vitamina dhe substanca që mbështesin sistemin imunitar, ato kanë veti anti-inflamatore dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, ndihmojnë në gjendjen e mirë të kyçeve në strukturën e njeriut.

Për ne bullgarët janë një ushqim i pazëvendësueshëm që ne e vlerësojmë dhe përpiqemi ta mbajmë në tryezë në të gjitha stinët e vitit. Përveçtë freskëta, qershitë përdoren në kuzhinën tradicionale bullgare edhe në formë të konservuar. Prej tyre përgatiten komposto, ëmbëlsira, reçel, gjithashtu ruhen në gjendje të ngrirë. Çdo amvise e mirë di të përgatisë të paktën disa lloje ëmbëlsirash, në të cilat përbërësi kryesor aromatik janë qershitë.

Dhe pikërisht kur mendojmë se dimë gjithçka për qershitë, këtu vjen surpriza. Atë na prezanton Katja Haxhijska nga Kjustendill - qyteti i famshëm për qershitë më të shijshme në Bullgari. Është një byrek me peta të holla me qershi të shtuara. Receta për këtë tundim të ëmbël është rezultat i eksperimenteve në kuzhinën e vetë Katja Haxhijska, e cila me profesion është mjeshtër rrobaqepëse dhe bën kostume skenike për Teatrin Dramatik të Kjustendillit. “Gatimi është hobi im, është pasioni im, dhe qershitë - ato nuk janë thjesht një frutë e shijshme, por shumë më tepër”, vëren Katja Haxhijska.

Katja Haxhijska

“Çdo vit e shikoj me admirim dhe e adhuroj këtë pemë edhe me lulëzimin e pemëve të qershisë, e më pas me formimin e frutave. Nëse shoh diku një qershi që është e sëmurë, menjëherë mendoj masat, si mund të shërohet. Ne jetojmë në fshat dhe kur pema ime është në oborr, unë shkoj dhe e shikoj vazhdimisht, në çdo stinë. Sidomos në pranverë është kënaqësi të shkulësh nga qershitë dhe të derdhet lëngu në gojën tuaj. Ky përjetim është i pakrahasueshëm. Gjatë viteve kur ishte sezoni i qershive gjithmonë përfshihesha në vjeljen.”

Sipas bashkëbisedueses sonë ky vit është shumë i bekuar për këtë dhuratë të ëmbël të natyrës. Ajo mblodhi shumë qershi të shijshme në oborrin e saj sepse pema dha fruta të bollshme. Më pas asaj i lindi ideja që t’i përdorte mirë. Pasi përgatiti reçelin e qershisë sipas recetës së saj, ajo vendosi të marrë pjesë me byrekun e saj unik me qershi në konkursin e kuzhinës, i cili organizohet çdo vit në Kjustendill. Dallimi është se përgatitet me peta të mbështjellë me dorë dhe me një mbushje reçel qershie. “Ky është sekreti i një byreku të mirë – petat e holluara me dorë”, tregon mjeshtrja.

“Unë marr pjesë në çdo festival të kuzhinës në Kjustendill dhe ndër vite kam pasur shumë çmime për risi në kuzhinë. Kohët e fundit, kur po bëja byrekun me qershi, në të cilin zakonisht shtoj arra, më doli që në kuzhinë më mbaruan arrat. Kështu që në vend të kësaj shtova tahini me susam dhe mjaltë. Vetëm qëndrimi i byrekut me reçelin e qershisë dhe tahinin e susamit i dha mbushjes një shije të panjohur. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë këtë, duhet provuar. Në rrjetet sociale kam faqen time të quajtur "Menyja ime “KeT”, ku të gjithë mund të shohin se si hollohet peta e byrekut dhe si përgatitet me reçelin e qershisë së errët.”

Me kërkesë të Radio Bullgarisë, Katja Haxhijska përshkroi përbërësit e saktë në recetën e byrekut me reçel qershie:

Për petat: 1 kg miell të bardhë, gjysmë kubi maja të freskët, ujë të ngrohtë për zierjen e brumit.

Për mbushjen: reçel qershie të kuqe, arra të bluara ose tahini susam me mjaltë, gjalpë të shkrirë për lyerjen e petës.

(Nuk ka përmasa të sakta, gjithçka është sipas dëshirës dhe ndjenjës).

Ngjeshim burmë të butë nga i cili hollojmë peta (kusht i detyrueshëm është që petat të hollohen me petës. Në llojet e tjera të hollimit, petat janë shumë të yndyrshme dhe reçeli nuk thith, por rrëshqitet). Petat duhet t’i bëjmë shumë të holla dhe çdo petë e lëmë të thahet mbi letër. E vendosim petën në një tavolinë, qershitë nga reçeli i radhisim në një kolonë në fillim të petës, spërkasim një kolonë me arra, pranë saj lyejmë një vijë susami me mjaltë. Spërkatim me gjalpë të shkrirë dhe rrotullojmë petën. Vendosim në tepsi katërkëndëshe. Dhe kështu çdo petë, fort pranë njëra-tjetrës. Lyejmë me gjalpin e mbetur të shkrirë dhe vëmë në furrë të parangrohur në 150°C. Byreku piqet derisa petat të skuqen mirë. Presim byrekun e ftohur në copa të vogla.

"Dhe... Ju bëftë mirë!" – uron mjeshtrja e byrekut nga Kjustendill.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal, BNR-arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e Sofjes janë skeptikë se do të ketë një ndryshim pas zgjedhjeve të radhës

Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..

botuar më 24-10-27 6.28.MD

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..

botuar më 24-10-27 8.30.PD

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD