Nga Bullgaria kërkohen përpjekje maksimale që të plotësohen nevojat specifike dhe periudha e dimrit të kalojë qetë. Këtë e deklaroi para gazetarëve Ministri i Energjetikës në dorëheqje, Aleksandër Nikollov, pas seancës së mbyllur të Kuvendit Popullor për furnizimin me gaz në Bullgari.
"Njerëzit duhet të jenë të qetë, sepse në aspektin e infrastrukturës Bullgaria po shkon mjaft mirë, d.m.th. ka mjaft zgjidhje konvencionale. Prodhimi i energjisë elektrike në Bullgari nuk varet nga gazi natyror, ky është gjithashtu një lajm i mirë. Edhe nëse ka vështirësi me furnizimet, ka mundësi për lëndë djegëse alternative”, komentoi ai.
Aktualisht është duke u zhvilluar një plan specifik. E gjithë Evropa varet jashtëzakonisht nga Gazprom Export dhe sjellja specifike e këtij furnizuesi tregon qartë se qëllimet janë shumë më tepër gjeopolitike sesa komerciale, theksoi Nikollov.
Pas seancës, deputetët shprehën shqetësimin nëse do të ketë fare furnizim me gaz për Bullgarinë dhe për çmimin e tij. Nuk ka kontratë për dërgesa të rregullta, çdo gjë është dita-ditës, nuk ka qartësi për vjeshtën dhe dimrin, komentojnë nga BSP. Nuk ka kontrata afatgjata as për gazin e lëngshëm amerikan.Të Shtunën e Madhe është dita e fundit e Javës së Madhe që i paraprin Pashkëve. Në këtë ditë të krishterët përkujtojnë varrimin e Jezu Krishtit dhe zbritjen e tij në ferr për të thyer zinxhirët e tij dhe për të rihapur portat e qiellit për..
Gjatë natës vranësira do të jetë e konsiderueshme, me reshje shiu vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit, më shumë në sasi në zonat qendrore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 9°. Ditën e shtunë..
Gjatë një operacioni policor në qendër të Sofjes për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe për të parandaluar kryerjen e krimeve nga dhe kundër shtetasve të huaj, u arrestuan 13 persona. Operacioni është kryer në datat 16 dhe 17 prill, njofton..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Iniciativa bamirëse e presidentit Rumen Radev “Mbështet një Ëndërr” po tërheq mbështetjen e muzikantëve, stilistëve, dizajnerëve dhe donatorëve, njoftoi..