Nis një fushatë e gjerë kundër drejtimit të automjeteve nën ndikimin e substancave narkotike. Kështu ka bërë të ditur në një konferencë të jashtëzakonshme kryeministri në dorëheqje Kirill Petkov.
"Ne vendosëm t'u shpallim luftë të gjithë recidivistëve pas timonit, veçanërisht atyre që drejton automjete nën ndikimin e drogës," tha Petkov. Masa është shpallur pas aksidentit të rëndë mbrëmjen e së martës në Sofje, ku humbën jetën dy vajza të reja. Shoferi - ish-futbollisti i Levskit, Georgi Semerxhiev, i cili ka rreth 50 kundërvajtje në rrugë, është larguar nga vendi i krimit, ndërsa një punonjëse e Policisë e ka ndihmuar të fshihet, por më vonë është arrestuar. Ministri i Brendshëm në dorëheqje, Bojko Rashkov, njoftoi se Semerxhievit i është hequr patenta që nga viti 2005, por deri më sot ka vozitur automjete të ndryshme. Në makinën e tij u gjet një llambë blu dhe një shkop policie.
Sot në mbrëmje qytetarët do të protestojnë sërish në Sofje në vendin e aksidentit të rëndë.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e vendeve - para mesditës. Në Bullgarinë Veriperëndimore sasitë do të jenë më të konsiderueshme. Moti do..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese nuk pati asnjë argument apo diskutim”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova para gazetarëve në..
Shumica në parlament tejkaloi veton e presidentit mbi Ligjin për nxitjen e investimeve. Projektligji u miratua në lexim të dytë më 24 tetor, por presidenti Rumen Radev vendosi veto mbi disa pjesë të tij, duke argumentuar se rregullat e propozuara..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në..