Grupi universitar spanjoll Tuna de Alcalá de Henares po viziton Plovdiv me ftesë të kryetarit të bashkisë Zdravko Dimitrov. Koncerti i tyre në skenën e Teatrit Antik është falas dhe do të paraprihet nga një procesion special në Rrugën kryesore nën tingujt romantikë të kitarave të tyre. Kjo është vizita e tretë e muzikantëve në Bullgari, por edhe me paraqitjen e tyre të parë në vitin 2017 në Burgas, ata rrëmbyen zemrat e publikut me emocionin dhe stilin e tyre.
Orkestra Tuna de Alcalá de Henares ka një repertor tërësisht karakteristik për shkollën e Madridit. Trupa ka një traditë pesëshekullore, me origjinë nga Universiteti “Alcalá de Henares”, në shekullin e 15-të. Tradita daton që nga shfaqjet e studentëve të njohur si sopist (nga spanjishtja sopa, që do të thotë supë), ose studentë me origjinë modeste që përdornin muzikën si një mënyrë për të marrë një tas me supë në bujtina dhe taverna.
Sot, Tuna de Alcalá de Henares është pjesë e jetës universitare dhe urbane të provincës së Madridit, si dhe e trashëgimisë kulturore jomateriale të Spanjës. Muzikantët janë të ftuar të marrin pjesë në një sërë ngjarjesh prestigjioze ndërkombëtare, ekspozita dhe panaire kulturore botërore, si pjesë e kartës së vizitës së atdheut të tyre.
Performanca e tyre nga vizita në Burgas në vitin 2017
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...
Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz në Sofje më 23 janar (e enjte) - seria e re e festivalit të radios "Alarma Punk Jazz" të Radios..
Ju ofrojmë një dozë magjie me këngën më të re të interpretueses Kristina Dimitrova-Manasieva, ose e njohur më mirë si KristinSax. Përveçse këndon ajo i bie saksofonit dhe flautit. Veçse interpretuese e këngës së saj të re “Magjia”, KristinSax është..