Filmi ukrainas "Terikoni" i regjisorit Taras Tomenko fitoi çmimin për filmin më të mirë ndërkombëtar me metrazh të plotë dhe çmimin special "Një vështrim i veçantë" në Festivalin për filma dokumentarë Rodopi Film Fest.
Ne pamë shumë ushtarë - azerbajxhanas, armenë, arabë, hebrenj, sirianë, ukrainas, ushtarë që këndonin, ushtarë të fjetur. “Terikoni” na dha pikërisht atë shkëndijën e shpresës që kishim nevojë dhe për këtë shkak filmi fitoi çmimin e madh në festivalin në Smoljan”, tha anëtari i jurisë ndërkombëtare, shkrimtari gjerman Vladimir Kaminer.
Çmimi për filmin më të mirë ndërkombëtar dokumentar me metrazh të mesëm e fituan regjisorët francezë Maxime Faure dhe Adam Pugliese për filmin “Ishullorët”.Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..