Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zemra rrahëse e Sofjes – Pallati Kombëtar i Kulturës

10
Foto: Facebook / Ivo Çifliçki

Epoka e re në industrinë kulturore, qendra më e madhe dhe përfaqësive e kongreseve në Bullgari – kjo është fytyra përfaqësive e Pallatit Kombëtar të Kulturës, që ngre shtat në zemrën e kryeqytetit bullgar. Madje ai është më shumë, sepse për katër dekada godina madhështore dhe lulishtja e bukur përreth u kthyen në një qendër tërheqëse për takime, veprimtari kulturore, sporte të llojllojshme dhe argëtim të kryeqytetasve dhe miqve të qytetit. Prej andej nis edhe zona qendrore këmbësore të qytetit.

Për pallatin kombëtar të kulturës ia vlen të flitet në çdo kohë, sepse ky është një objekt arkitekturor me rëndësi kombëtare inauguruar në vitin 1981 në lidhje me përvjetorin e 1300 të themelimit të shtetit bullgar. Mijëra bullgarë me punë vullnetare morën pjesë në ndërtimin e godinës kryesore. Për shkak të mungesës së ndërtimtarëve të mjaftueshëm ndihmë dhanë edhe qytetarë të Qipros, Jugosllavisë dhe Vietnamit.


“Për mua, edhe 40 vjet më vonë, kjo vazhdon të jetë ndërtesa më e madhe e krijuar fund e krye nga një ekip bullgar në krye me arkitektin Aleksandër Barov. Mund të krenohemi se të gjitha materialet e përdorura në ndërtimin janë bullgare – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë, projektuesi nga ekipi i Pallatit Kombëtar të Kulturës Ivo Çifliçki.  – Pallati Kombëtar i Kulturës përbën një tempull origjinal i të gjitha arteve. Në të ruhen piktura, afreske, punime plastike prej metali, skulptura, gdhendje në dru etj. Pasi njerëzit interesohen për mistikën që rrethon Pallatin Kombëtar, dua të them se pallati njihet për simbolikën që mbart. Dua të theksoj se në të gjithë ndërtesën nuk ka asnjë simbol të vetëm të epokës politike në të cilën u ndërtua.”

Ivo Çifliçki

Një fakt interesant është se për ndërtimin e godinës qendrore u shfrytëzuan më se 10 000 tona çelik. Theksi kryesor në konceptin e godinës është drita. Bashkëbiseduesi  ynë ndan me kënaqësi këndet në Pallat ku mund të gjejmë personifikimin e saj të ndryshëm.


“Pothuajse në të gjitha mbi 120 shembujt e artit pamor që gjejmë brenda, elementi kryesor është drita, flaka ose zjarri, si dhe zogu feniks. Pikërisht këtë e paraqet emblema origjinale e pallatit, e krijuar nga piktori Stefan Kënçev, e ruajtur deri më sot në të gjitha dyert e ndërtesës. Në hollin qendror ndodhet edhe shtatorja “Ringjallja”, pas saj është skulptura metalike “Flakët” e Mihaill Bençevit. Murali në Sallën 8 quhet “Zjarri” dhe mbi të janë paraqitur shumica e rilindësve popullorë.” 


E tashmja dhe e ardhmja e Pallatit Kombëtar të Kulturës janë të lidhura pazgjidhshmërisht me publikun, i cili pas mureve të saj ka zbuluar oazën e ikjes nga përditshmëria e nxituar. Përveç paletës së pasur të ngjarjeve që mbushin kalendarin kulturor të Pallatit, ndërtesa do të jetë gjithashtu e aksesueshme për ata që janë kureshtarë të mësojnë më shumë për historinë e saj dhe artefaktet e çmuara që ajo ruan.


“Shpresoj se së shpejti do të jemi në gjendje t’i kënaqim turistët me mundësinë për të parë brendësinë e pallatit, të udhëhequr nga një ciceron turistik - tha për Radio Bullgarinë arkitekti Ivo Çifliçki. - Kështu, veprat e artit do të bëhen më të aksesueshme për njerëzit, edhe pse në përputhje me standardet për ruajtjen e tyre. Ju garantoj se edhe pas 40 vitesh këto vepra janë të paprekura dhe në gjendje shumë të mirë.”


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: ndk.bg, Facebook / Ivo Çifliçki, So Sofia



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Muzeu

Muzeu “Veliki Presllav” prezanton Rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari

Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve".  Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..

botuar më 25-02-14 10.41.PD
Shkolla bullgare

Shkolla "Ivan Vazov" në Paris me një sfidë magjike për fëmijët që shkruajnë bullgarisht

Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..

botuar më 25-02-12 6.10.PD
Maria Bakallova

Maria Bakallova do të jetë partnere me Sylvester Stallone

Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me..

botuar më 25-02-11 11.21.PD