Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri i të infektuarve rishtazi me Covid-19 tashmë është katërshifror

Foto: pinterest

1308 janë të sapo infektuarit me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është rritur me 1052 në krahasim me një ditë më parë. Mbi 62% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 17,8% e 7,368 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 18,7% të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg.

Rastet aktive ranë me 1,773 në 9,091. 122 persona të infektuar u shtruan në spitale. 86 prej tyre, ose 70.49%, nuk janë të vaksinuar. Numri i të shtruarve u rrit me 5 në 456. Janë 33 të infektuar në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5 vdekje me Covid të konstatuar. Të gjithë të vdekurit nuk ishin imunizuar. Janë shëruar 3076 persona. Të hënën janë bërë 2178 vaksina. Janë 2 076 016 persona me imunizim të përfunduar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Po investojmë 115 milionë euro në infrastrukturën e sigurt të komunikimeve satelitore

Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta satelitore dhe në projekte të përbashkëta midis biznesit dhe rretheve akademike. Fondet do të shpërndahen..

botuar më 25-11-21 5.40.MD

Parlamenti miratoi buxhetin e vitit 2026 në lexim të parë

Pavarësisht kritikave të ashpra, parlamenti miratoi në lexim të parë kornizën financiare të vitit të ardhshëm. Projektbuxheti i vitit 2026 mori mbështetjen e deputetëve nga GERB-SDS, "BSP - E Majta e Bashkuar", "Ka një Popull i tillë" (ITN), DPS -..

botuar më 25-11-21 5.11.MD

Opozita bën thirrje për pushtimin e parlamentit

Partia opozitare "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) bëri thirrje për një protestë dhe bllokim të ndërtesës së Kuvendit Popullor për të penguar miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Deputetët po diskutojnë buxhetin në lexim të parë. PP mori..

botuar më 25-11-21 3.07.MD