Komisioni Evropian pret që Bullgaria të nxjerrë vendime përfundimtare në proceset e korrupsionit të nivelit të lartë. Ky është një nga rekomandimet për vendin tonë në Raportin e sivjetshëm për Shtetin e së Drejtës për vendet e BE-së. Brukseli rekomandon ndryshime legjislative për Bullgarinë për funksionimin më të mirë të Inspektoratit pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe shmangien e rrezikut të ndikimit politik. Gjithashtu kërkohen garanci se reformat institucionale të Komisionit për Luftimin e Korrupsionit dhe organeve të specializuara gjyqësore do të çojnë në përmirësimin e efektivitetit të hetimeve.
Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që vijnë nga veprimtari të paligjshme. Këtë e deklaroi ministri i drejtësisë, Georgi Georgiev, për BNT...
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u kontrolluar” në një shkallë dhjetëpikëshe. Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të Agjencisë..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..