Këshilli i Ministrave miratoi një Plan Operativ Kombëtar të përditësuar për përballimin e pandemisë Covid-19. Qëllimi është kufizimi i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga koronavirusi, zvogëlimi i barrës në sistemin shëndetësor dhe krijimi i një organizimi adekuat. Plani përcakton fazat e ndryshme të përhapjes së sëmundjes dhe përshkruan masat kundër epidemisë në nivel rajonal ose kombëtar. Ato përcaktohen në bazë të sëmundshmërisë 14-ditore sipas rajoneve dhe përqindjes së shtretërve të zënë në spitale.
Mbajtja e maskave bëhet e detyrueshme që nga Faza 2, ku ka një tendencë të qëndrueshme të rritjes së numrit të shtretërve spitalorë. Nga e njëjta fazë, kërkesat për një dokument vaksinimi, kalimin e sëmundjes, ose analiza për Covid-19 vendosen për ata që mbërrijnë me avion nga vendet me përhapje epidemike të koronavirusit me norma të sëmundshmërisë 14-ditore mbi 400 për 100 000 banorë.
Faza 3, në të cilën merret parasysh ngarkesa në sistemin e kujdesit shëndetësor, parashikon, nëse është e mundur, punën në distancë të 50% të personelit. Pranimi i planifikuar në spitale kufizohet, me përjashtim të trajtimit spitalor, kur ka rrezik mjekësor për pacientin. Dokumentacioni për vaksinimin, kalimin e sëmundjes, ose testimin për koronavirusin do të kërkohet për mbërritjet përmes pikave kufitare tokësore dhe ujore nga vendet me norma të incidencës 14-ditore të regjistruara mbi 500 për 100 000 banorë.
Në Fazën 4, kur regjistrohet një mbingarkesë e sistemit shëndetësor, vendoset kontroll për dokumentet përkatëse Covid për të gjithë të ardhurit në vend.Për të tretin vit radhazi, Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” hyn në një klasifikim prestigjioz botëror. Në renditjen QS World University Rankings: Sustainability 2026 , Universiteti zë vendin e 814-të nga 2002 universitete të renditura...
Resorti malor i Banskos bëhet kryeqyteti i kulturës së alpinizmit, aventurave dhe udhëtimeve me filma, ekspozita dhe prezantime që tregojnë për kufijtë e aftësive njerëzore. Atje, nga 19 deri më 23 nëntor, "Bansko Film Fest" do të mbahet në dhjetë..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, ndërsa në Bullgarinë Jugore mes 12 dhe 17°. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira dhe reshje, kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore, të cilat..
Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me..
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..