Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investimet në bizneset fillestare bullgare janë në rritje

Rumen Radev
Foto: BGNES

Politika e inovacioneve duhet të jetë kryesore për çdo qeveri, ata janë çelësi i menaxhimit të krizave, tha Presidenti Rumen Radev në hapjen e diskutimit “Inovacionet - mundësi për Bullgarinë”. “Disa do të pyesin nëse në këtë moment, kur jemi në një krizë të thellë, duhet të flasim për politikën e inovacioneve. Jam i bindur se pikërisht tani, kur jemi në prag të riformatimit të hapësirës politike, të gjithë politikanët që do të marrë përgjegjësi për qeverisjen duhet të kenë të qartë, se politika e inovacionit duhet të jetë prioritet”, theksoi Radev.

Komisionerja evropiane për Inovacionet, Marija Gabriell, tha se gjatë 2 viteve të fundit, investimet në startup-et bullgare u rritën më shumë se 10 herë, nga 16 milionë në 174 milionë euro, ku 20 prej kompanive financohen nga BE-ja.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 prillin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 7° deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Do të jetë me diell para mesditës. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë shira dhe bubullima..

botuar më 25-04-22 7.35.MD

KE-ja do të shqyrtojë ndryshimet e kërkuara nga Bullgaria në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga vendi ynë më 16 prill dhe do ta dërgojë për vlerësim në Këshillin e BE-së...

botuar më 25-04-22 6.51.MD
Ministri Gucanov

Pagat në sektorin buxhetor nuk mund të rriten më shumë se 5%

Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov dhe kujtoi se tatimet nuk janë ndryshuar, pensionet po rriten sipas..

botuar më 25-04-22 6.06.MD