Gjashtë medalje fituan sportistët bullgarë në Kampionatin Ballkanik për djem dhe vajza nën 20 vjeç, i cili u zhvillua në datat 16-17 korrik në Denizli të Turqisë. Një sensacion të vërtetë bëri Bozhidar Sarabojukov, i cili brenda 1 ore mori titujt në kërcim së gjati me rekord personal 7.78 (1.5) dhe në kërcim së larti me 2.15, transmeton atletikabg.com. Motra e Bozhidarit, Iren Sarabojukova, fitoi medaljen e artë në kërcimin së larti për vajza me rekord personal 1.78. Edhe kampioni i Evropës për të rinj në kërcim të trefishtë në Jerusalem 2022, Llëçezar Vëllçev, gjithashtu mori një titull, me rezultatin 15.71.
Koleksioni i Bullgarisë u plotësua me dy medaljet e bronzta të Todor Petrovit në hedhjen e gjyles (6 kg) - 17.39 dhe Simeon Kasëllç në hedhjen e diskut (1.75 kg) - 53.06.Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..