Presidenti Rumen Radev i dorëzoi "BSP për Bullgarinë" mandatin e tretë dhe të fundit eksplorues për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor. Mandatin e mori Georgi Svilenski, kryetar i grupit parlamentar të “BSP për Bullgarinë”. Presidenti tha se e majta ka treguar aftësinë e saj për të kërkuar konsensus. Sipas tij, politikanët bullgarë duhet të udhëhiqen nga vlerat që janë prioritet për BSP-në - drejtësia, solidariteti dhe liria. Sipas kushtetutës, nuk ka afat brenda të cilit mund të zbatohet mandati. Megjithatë, kjo pritet të ndodhë brenda një jave.
Kryetarja e BSP-së Kornelija Ninova tha se kandidatura për kryeministër duhet të vijë nga grupi më i madh parlamentar “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). BSP nis bisedimet dhe negociatat e para do të jenë me PP. Përveç PP-së, BSP do të negociojë me “Bullgarinë Demokratike” dhe “Ka një popull të tillë”, por nuk do të negociojë me GERB-SDS, DPS dhe “Vëzrazhdane”.Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025. "Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..