Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

106 vjet nga lindja e kapitenit Dimitër Spisarevski

Dimitër Spisarevski (1916 –1943)
Foto: arkiv

Një atlet i gjatë, i zhurmshëm, i shkëlqyer që u bë një "silur i gjallë" për vendin e tij - kështu e kujton historia kapitenin Dimitër Spisarevski. Një person që pagoi me jetën e tij shpëtimin e dhjetëra bashkëqytetarëve të tij gjatë bombardimeve të Sofjes në Luftën e Dytë Botërore.

Më 1 gusht 1943, një divizion bombarduesish i Shteteve të Bashkuara filloi një operacion të madh kundër Rumanisë. Kjo bastisje ishte e pasuksesshme dhe rezultoi në humbje të mëdha - divizioni humbi gjysmën e avionëve të tij, gjashtë prej të cilëve u rrëzuan nga pilotët bullgarë ndërsa kalonin përmes hapësirës ajrore vendase. Për shkak të pjesëmarrjes së Bullgarisë në këto luftime me një rëndësi strategjike, aleatët fillojnë sulmet hakmarrëse kundër Sofjes dhe qyteteve të tjera të vendit, duke vënë në rrezik qindra bullgarë të pafajshëm. Dhe kështu historia lind heronjtë e vet. Një prej tyre është 27 vjeçari Dimitër Spisarevski. Më 20 dhjetor 1943, gjatë kohës së një sulmi të natës ai rrëzon 2 bombardues amerikanë. Në këtë mënyrë piloti bullgar humbet jetën e tij. Pas vdekjes  u gradua në gradën e kapitenit, ndërsa në vitin 2009 me gradën e kolonelit në Forcat Ajrore Bullgare.

Më 19 korrik 2022 mbushen 106 vjet nga lindja e Dimitër Spisarevskit dhe në lidhje me këtë Muzeu Regjional Historik në qytetin e tij të lindjes Dobriç hap një ekspozitë foto-dokumentare me titull “I martuar me Bullgarinë”, e titulluar sipas fjalëve të vet pilotit -“Unë jam i martuar me Bullgarinë”. Ajo është e renditur në hyrjen e  Qendrës Bashkiake të Rinisë “Zahari Stojanov”. Gjatë të gjithë ditës njerëzit që kanë dëshirë të përkulen në shenjë nderi përpara trimërisë së kapitenit Spisarevski mund të vendosin lule përpara pllakës përkujtimore të heroit, të vendosur në afërsi me shtëpinë e babait të tij.

Redaktore: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parku Kombëtar - Muze „Kalaja e Samuilit”

Rajoni i qytetit të Petriçit, ku historia merr jetë

Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..

botuar më 24-06-16 7.50.PD
Monumenti i McGahan në qytetin Elena (Bullgaria Veriore)

Bullgaria feston lindjen e çlirimtarit të saj amerikan

Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e gazetarit të guximshëm amerikan. Reportazhet e tij të quajtura "Letra nga ferri" në gazetën londineze..

botuar më 24-06-12 3.41.MD

Një ekspozitë në Sofje paraqet artefakte 7000-vjeçare nga Kriporja në Provadia

Kur njeriu e njeh historinë, mund të luftojë që gjërat e mira të përsëriten dhe të këqijat të mos përsëriten. Me këto fjalë, ministri në detyrë i kulturës, Najden Todorov, hapi ekspozitën "Zotërinjtë e kripës: Provadia - Kriporja (5600-4350 p.e.s.)"..

botuar më 24-06-12 10.08.PD