Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Putin përmendi përparimin në eksportet e grurit të Ukrainës

Rexhep Erdogan dhe Vlladimir Putin - Teheran
Foto: ЕПА/БГНЕС

Rezultati i përpjekjeve ndërmjetësuese të Turqisë në lidhje me eksportet e grurit ukrainas do të ketë një ndikim pozitiv në botë”, tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili u takua me homologun e tij rus Vlladimir Putin në Teheran. Nga ana e tij, Putin tha se të gjitha çështjet në lidhje me eksportin e drithit nga portet e Detit të Zi nuk janë zgjidhur ende, por prania e progresit tashmë është një shenjë e mirë. Ai gjithashtu i bëri thirrje Perëndimit që të heqë kufizimet në eksportet ruse të grurit nëse dëshiron të përmirësojë situatën në tregjet ndërkombëtare të ushqimit.

Ushtria e Ukrainës goditi një urë kyçe në territorin jugor të kontrolluar nga Rusia me raketa hedhëse “Hymars” të marrë nga SHBA, transmetoi Reuters. Dhe në një video të publikuar nga TASS, Kirill Stremusov, nënkryetari i administratës së emëruar nga Rusia të rajonit Herson, tha se ushtria ukrainase goditi urën Antonovski në Herson, duke dëmtuar rrugën, pa shkaktuar viktima. Ura e gjatë rreth një kilometër është një nga dy pikat e kalimit në territorin e kontrolluar nga rusët në anën perëndimore të lumit, ku ndodhet edhe qyteti kryesor i rajonit Herson, në të cilin jetonin 280 000 njerëz para pushtimit rus.

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, pranoi një çmim për të drejtat e njeriut në emër të popullit të saj në shenjë mirënjohjeje për luftën e ukrainasve kundër pushtimit rus, njoftoi Associated Press. “Është nder të jem këtu dhe të pranoj këtë çmim në emër të të gjithë burrave dhe grave ukrainase që luftojnë agresionin rus”, tha ajo gjatë vizitës së saj në Uashington. Olena Zelenska u prit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill, ndërsa sot ajo do të flasë para anëtarëve të Kongresit amerikan. Nga Kievi, Vollodimir Zelenski tha se fjalimi i saj do të jetë i rëndësishëm dhe se ai beson fuqimisht se do të dëgjohet nga vendimmarrësit në SHBA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georg Georgiev

Ministri i jashtëm bëri thirrje që rasti i anijes “Vezhen” të mos politizohet

Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare nuk ka informacion se në mesin e anëtarëve bullgarë të ekuipazhit të anijes "Vezhen" të ndaluar në Suedi ka agjentë të shërbimeve të huaja ose autorë të veprave kriminale, njoftoi drejtori i agjencisë, Pllamen..

botuar më 25-01-30 11.16.PD

Komisioni i Sigurisë i Parlamentit Evropian ka diskutuar rastin me anijen “Vezhen”

Rasti i anijes së ndaluar “Vezhen” është diskutuar të martën me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit Evropian, bëri të ditur eurodeputeti Andrej Novakov. Sipas tij, është e mundur që palë të treta në anijen e ndaluar të..

botuar më 25-01-30 9.14.PD
 Mariа Drençeva

Programi EXPLORER ruan talentet në shkencat kompjuterike dhe matematikën në Bullgari

Sot do të prezantohen kushtet dhe afatet për aplikim në fazën e re të programit EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji INSAIT në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Qëllimi i programit është të..

botuar më 25-01-30 8.15.PD