Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, gjatë 24 orëve të fundit u identifikuan 1862 raste të reja me koronavirus nga 7820 testime. 24 për qind e mostrave rezultuan pozitive. 65 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar kundër Covid-19
Në spital trajtohen 790 pacientë, 42 prej tyre në reparte të terapisë intensive. 73 për qind e 145 të sapo pranuarve nuk ishin të vaksinuar. 6 persona vdiqën dhe 83 për qind e tyre nuk kishin imunizim kundër koronavirusit. 509 u shëruan.
Rastet aktive janë 14 209.
Të martën u administruan 3660 doza vaksina kundër koronavirusit. Janë 2 063 357 persona me imunizimin e përfunduar. 22 353 prej tyre kanë një dozë të dytë përforcuese.
Ministrat e punëve të brendshme, Daniel Mitov, dhe ai i zhvillimit rajonal dhe rindërtimit, Ivan Ivanov, diskutuan procedurat e para për rikuperimin e dëmeve nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference..
Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen..
Ekuipazhi i një anijeje mallrash me flamur Kameruni me 10 marinarë ukrainas në bord u shpëtua në një operacion të udhëhequr nga Qendra e Koordinimit..
Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i..