“Bullgaria Demokratike” (DB) do të vendos nëse do ta mbështesë projekt-kabinetin e BSP-së pasi të mësohet se kush është kandidati për kryeministër, njoftoi bashkëkryetari i koalicionit Hristo Ivanov. Ai shtoi se pritshmëria është që mandati i tretë të shihet si i përbashkët dhe jo që dikush t'ia imponojë vizionin e tij ideologjik. I nominuari për kryeministër të jetë nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP), dhe qeverisja e mundshme e ardhshme të bazohet në programin tashmë të përgatitur, janë kërkesat e DB-së. Sipas Hristo Ivanovit, ka mundësi për një kabinet të ri nëse PP dhe “Ka një popull të tillë” i tejkalojnë dallimet e tyre.
“Bullgaria Demokratike” do të mbështesë kandidaturën e Ministrit të dorëhequr të Financave Asen Vasilev për kryeministër, si dhe të Ministrit të dorëhequr të Brendshëm Bojko Rashkov për të kryesuar komisionin kundër korrupsionit.
Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende reshje shiu, të cilat do të dobësohen dhe do të ndalen gjatë ditës. Në gjysmën perëndimore,..
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..
Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..
Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte...
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të..