Rriten shanset për formimin e qeverisë, deklaroi pas negociatave me mandatarin BSP, bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov. Sipas tij, çështja kyçe është arritja e një ekuilibri mes “Ka një popull të tillë” dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin”, për të shmangur zgjedhjet e reja në kushtet e një sërë krizash.
“Bullgaria Demokratike” do të vendosë saktësisht se çfarë mbështetje do t’i japë një kabineti të ri të mundshëm, pasi të përvijohet i gjithë konfigurimi. “Duke diskutuar mandatin e parë punuam me kandidat kryeministër Asen Vasilev, kështu që kjo nuk është temë për ne”, tha Hristo Ivanov.
Nga ana e saj, kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova, tha se të hënën do të nisë faza e dytë e negociatave - për strukturën dhe përbërjen personale të Këshillit të Ministrave. Ajo konfirmoi qëndrimin e të gjitha palëve me të cilat u bisedua, se kryeministri duhet të propozohet nga forca e parë politike “Po e vazhdojmë ndryshimin”. “Jemi në negociata shumë delikate dhe të vështira, por me dialog, arsye dhe bindje shpresoj të arrijmë sukses”, theksoi kreu i BSP-së.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..