Rusia dhe Ukraina do të nënshkruajnë sot në Stamboll marrëveshjen e propozuar nga OKB-ja për të liruar eksportin e grurit nga portet e rrethuara ukrainase të Detit të Zi, njoftoi presidenca turke. Me finalizimin e marrëveshjes do të zgjidhet kriza me eksportin e 25 milionë tonë drithërave, thekson gazeta turke “Karar”. Përveç zhbllokimit të eksporteve të grurit, marrëveshja do të përfshijë edhe leje për eksportin e drithit dhe plehrave nga Rusia. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres njoftoi se do të asistojë në këtë ngjarje së bashku me Presidentin turk Rexhep Erdogan dhe përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës.
Forcat ruse duket se po afrojnë termocentralin e dytë më të madh të Ukrainës, “Uglegorsk”, 50 km në verilindje të Doneck, me qëllim të kapjes së infrastrukturës kritike dhe qyteteve Kramatorsk dhe Slavjansk, njoftoi inteligjenca britanike. Një nga zonat të populluara më të dendur të qytetit ukrainas Harkov u vu nën zjarr dje, tha kryetari i qytetit, Igor Terehov, duke u kërkuar civilëve që të mos largohen nga strehimoret e tyre. Ka pasur raportime për bombardime të rënda edhe në Nikollaev.
Bashkimi Evropian forcon kufizimet ndaj individëve të sanksionuar, shpesh me lidhje të ngushta me Presidentin rus Vlladimir Putin. Ata do të duhet të deklarojnë pasuritë e tyre në BE për të ngrirë dhe nëse refuzojnë, mund të përballen me akuza penale dhe konfiskim. BE vendosi gjithashtu të japë 50 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Britania do të dërgojë një numër të madh raketash artilerie dhe më shumë se 1600 armë antitank në Ukrainë, deklaroi Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace. Mbretëria e Bashkuar tashmë e ka furnizuar vendin me një sërë pajisjesh ushtarake, duke përfshirë pothuajse 7000 armë antitank, mijëra raketa dhe automjete të blinduara ushtarake dhe ka trajnuar ushtarë ukrainas.
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) feston 90 vjetorin e themelimit me një koncert gala në Teatrin e Operës së Sofjes me pjesëmarrjen e të gjitha ansambleve të saj muzikore. Para kësaj, sipas traditës, në një ceremoni solemne në Studion e Parë të Radios..
Gjatë natës në Bullgarinë Lindore reshjet e shiut do të vazhdojnë, por në mëngjes do të ndalen. Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen pas mesnate deri në mot kryesisht të kthjellët. Do të fryjë erë e dobët..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë z. Georg Georgiev zhvilloi një vizitë pune në Sulltanatin e Omanit, ku u takua me homologun e..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..
Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni,..