Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Stamboll Rusia dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për drithërat

Në orët e pasdites së 22 korrikut në Stamboll, Rusia dhe Ukraina pritet të nënshkruajnë marrëveshjen e propozuar nga OKB-ja për lirimin e eksportit të grurit nga portet e rrethuara ukrainase të Detit të Zi, njoftoi presidenca turke, cituar nga TASS. Përveç zhbllokimit të eksportit të grurit nga Ukraina, marrëveshja pritet të lejojë eksportin e drithit dhe plehrave nga Rusia. Parashikohet gjithashtu krijimi i një qendre koordinimi për furnizimet me drithëra në Stamboll me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të OKB-së, Turqisë, Rusisë dhe Ukrainës. Pritet që “korridori i grurit” të jetë funksional brenda disa ditësh dhe eksportet të bëhen nga tri porte ukrainase - Odesa, Juzhen dhe Çernomorsk. Më 18 korrik, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Turqisë, Hulusi Akar, i cituar nga Radio dhe Televizioni Turk, tha se u arrit një marrëveshje në parim për transportin e prodhimeve bujqësore përmes Detit të Zi dhe përpjekjet për të nënshkruar një dokument të tillë janë duke vazhduar.

BE lejoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në sallën e saj të hyrjes

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po fillojnë bisedimet e anëtarësimit në BE, njoftoi në Bruksel Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në konferencën e parë ndërqeveritare të udhëhequr nga Presidenca çeke e Këshillit të BE-së, dhe thekoi se, “Ky është një moment historik”. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama falënderoi Von der Leyen, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron dhe vuri në dukje se pa përpjekjet e tyre dy vendet ballkanike nuk do të arrinin këtu ku janë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitër Kovaçevski kujtoi se vendi i tij e pret këtë ditë për 17 vjet. “U hap dera që gjuha jonë maqedonase të bëhet një nga gjuhët zyrtare në BE”, tha ai. Von der Leyen konfirmoi se marrëveshja e parë mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut - për bashkëpunim me “Frontex” - do të jetë përkthyer në maqedonisht.
Komisioni Evropian ka për të rishikuar legjislacionet e dy vendeve ballkanike në lidhje me përputhshmërinë e tyre me të evropian. Pasojnë gjithashtu negociatat për 33 kapituj tematikë dhe për mbylljen e secilit prej tyre do të jetë i nevojshëm pëlqimi unanim i të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Kjo teorikisht u mundëson vendeve anëtare të vendosin veton në rast të mosrespektimit të zotimeve të marra nga Shkupi dhe Tirana, shkruan gazeta “Dnevnik”.

Athina i kërkon Beogradit më shumë informacion në lidhje me ngarkesën e aeroplanit të rrëzuar AN-12

Një aeroplan mallrash An-12 në pronësi të një kompanie ukrainase që transportonte mina nga Serbia në Bangladesh u rrëzua pranë Kavalla në orët e vona të 16 korrikut, duke vrarë ekuipazhin e tij. Me urdhër të Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias, Ambasadori i Greqisë në Beograd protestoi para autoriteteve serbe se nuk dhanë informacion të detajuar për ngarkesën e aeroplanit të rrëzuar dhe kërkoi një listë të plotë të produkteve të transportuara, bëri të ditur korrespondentja e BNR-së në Greqi Katja Peeva. Sipas Ministrisë greke të Mbrojtjes, fjalët e fundit të pilotit ukrainas para shpërthimit të avionit ishin për djegien e motorit dhe shumë probleme teknike. Sipas ekspertëve ushtarakë, pilotët patën mundësinë të ulnin makinën në ishullin Limnos, por refuzuan dhe ndryshuan fluturimin për në Kavalla. Gjatë kontrolleve të kryera në vendin e rrëzimit nuk u konstatua rrezatim mbi normat. Zona mbetet nën roje për të paktën një muaj tjetër derisa të përfundojnë të gjitha testimet.

Rumania do të mbështesë bizneset e rumunëve që kthehen nga jashtë

Në Rumani, programi Start-Up Nation, i cili mbështet financiarisht sipërmarrësit e rinj, filloi për herë të tretë. Gjëja e re këtë herë është se, për herë të parë, fondet nën të do të jepen edhe për rumunët që jetojnë jashtë vendit, njoftoi Radio Rumania. Shuma maksimale e ndihmës për projektet që krijojnë një vend pune do të jetë rreth 20 000 euro, dhe për dy vende pune - rreth 40 000 euro. Kushti është që vetë përfituesit e fondeve të sigurojnë jo më pak se 5 për qind të shumës që u nevojitet.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES, start-upnation.ro

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD