Presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi Moskën për fillimin e një “lloji të ri të luftës hibride botërore” në të cilën informacioni, energjia dhe ushqimi janë mjete lufte. “Kjo është një luftë territoriale që ne menduam se ishte zhdukur nga tokat evropiane – një luftë nga fillimi i shekullit të 20-të, madje edhe nga shekulli i 19-të”, shtoi Macron, i cili po viziton Beninin, njofton AFP.
Nëse është e nevojshme, Franca mund t’i sigurojë Gjermanisë 5 për qind të gazit të saj natyror gjatë muajve të dimrit, ose kjo është 2 për qind e nevojave të Gjermanisë, njoftoi Ministria franceze e energjetikës.
Kompania italiane Eni njoftoi se do të marrë rreth 27 milionë metër kub gaz nga “Gazprom” të mërkurën në vend të mesatares ditore 34 milionë, bën të ditur Reuters.
Kryeministri i dorëhequr bullgar Kirill Petkov tha për gazetën “Times” se ai bëri armiq të fuqishëm kur i dha fund varësisë së Bullgarisë nga gazi rus. Ai thotë se është i vendosur të vazhdojë luftën kundër influencës së Presidentit rus Vlladimir Putin, por ka frikë se Rusia planifikon ta largojë atë përgjithmonë nga pushteti, tha botimi, i cituar nga BTA.
Raketat ruse qëlluan periferi e rajonit Vishegorod të Kievit, njoftoi kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Aleksej Kuleba. Ofensiva ruse në Doneck vazhdon kundër qyteteve Bahmut dhe Slavjansk.
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..