Një person që punon duhet të ketë 648 euro të ardhura neto për të mbajtur jetën e tij, njoftoi Instituti për Kërkime Sociale dhe Sindikale pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura. Në qershor ishin të domosdoshme 1168 euro për të mbajtur pa luks një familje tri anëtarëshe me dy punëtorë dhe një fëmijë.
Nga fillimi i vitit shpenzimet e jetesës u rritën me 15.6 për qind, tha kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura Pllamen Dimitrov. Në një vit, shpenzimet për mirëmbajtjen e një anëtari të familjes u rritën me më shumë se 102 euro, ndërsa paratë e dhëna për ushqim u rritën më shpejt dhe dukshëm.
Sipas sindikatës, më shumë se 1.7 milionë bullgarë marrin pagë nën pagën normale të jetesës, ose kjo është gati 2/3 e njerëzve që punojnë në vend.
Sondazhi tregon se Bullgaria është vendi në BE ku pjesa më e madhe ose pothuajse ¼ e njerëzve nuk mund ta mbajnë shtëpinë e tyre të ngrohtë në mënyrë adekuate.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..