Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Georgi Germanov: Kënga popullore është jeta ime – përderisa kam mundësi do të këndoj

Foto: arkiv

Arti i këngëtarit dhe instrumentist origjinal bullgar Georgi Germanov është i njohur mirë, ndërsa këndimi i tij rrëmben zemrat e dëgjuesve me emocionin dhe ngrohtësinë. Ai lindi në qytetin bregdetar Obzor, rajonin e Burgasit, në një familje refugjatësh nga Azia e Vogël dhe Trakia Lindore. Prandaj, jo rastësisht i përkushtohet folklorit muzikor të rajoneve Stranxha dhe Trakia. Që kur ishte 10-vjeçar u nderua me çmimin e parë në një festival në qytetin e tij të lindjes për këngën e ngadaltë “Njerëzit më flasin, o moj nënë”.Më vonë, ai zotëroi fizarmonikën dhe tamburan - instrumente me të cilat shpesh i shoqëron shfaqjet e tij solo. Gama e repertorit të këngëtarit të njohur është e gjerë, duke përfshirë këngë nga krahina të ndryshme folklorike, këngë origjinale dhe prej autori.

Vite me radhë Georgi Germanov punonte në pushimoret përreth kryeqytetit tonë detar Varna, si dhe në një nga ansamblet muzikore të komunës. Më shumë se 150 janë regjistrimet e tij të këngëve nga krahinat folklorike Stranxha dhe Trakia për fondin BNR-Varna. Ai ka mbi gjashtë albume solo dhe katër albume përmbledhëse.

Një nga aksentët në veprimtarinë e këngëtarit Georgi Germanov është krijimtaria e tij personale muzikore, për të cilën ai shpesh mbështetet në poezitë e poetëve të Varnës. Vite me radhë ishte edhe drejtues i grupeve amatore artistike në Varna. Ai botoi gjashtë përmbledhje me këngë të shënuara me nota nga repertori i tij, të cilat u ndihmojnë shumë pjesëmarrësve në Konkursin tradicional “Me këngët e Georgi Germanov”. Para pak kohe këngëtari i njohur shënoi përvjetorin e tij të 80-të.

Vetëm një është Manda në Tërnovo

“Njeriu formohet në varësi të vendit ku rritet dhe çfarë dëgjon në fëmijëri - tha këngëtari e njohur për Radio Bullgarinë. – Babai i binte tamburasë, gjyshi gjithashtu luante në tambura, nëna këndonte. Fqinjët dhe të afërmit mblidheshin shpesh në shtëpi dhe të gjithë këndonin. Kur isha i ri, popullsia në Obzor ishte kryesisht emigrantë nga Stranxha. Kishte trashëgimtarë të personaliteteve të mëdha - Vëllçan vojvoda, Iljo vojvoda... Para së gjithash, mësova këngë prej tyre. Më pëlqejnë këngëtarët që interpretojnë folklorin e krahinës së malit Stranxha, para së gjithash Magda Pushkarova, Komnja Stojanova, Georgi Pavllov, ndërs nga të rinjtë - Kostadin Mihajllov, Llazar Nallbantov.

O moj, Nedeljo

Fillova t’i bie tamburasë vonë kur isha në një orkestër në pushimoren “Zllatni Pjasëci – vazhdon tregimin e tij Georgi Germanov. – Kjo vegël muzikore nuk është tipike për zonën tonë, por mësova ta akordoja dhe fillova ta luaj vetë. Si fizarmonicist luaj në shumë grupe. Për shumë vite isha në Ansamblin “Varna” si solist dhe muzikant. Ne kemi udhëtuar shumë jashtë vendit - Angli, Spanjë, etj. Në këto turne kuptova se sa shumë e vlerësojnë dhe e duan muzikën tonë jashtë vendit. Vajza ime iu përkushtua plotësisht profesionit tim. Në Varna, ne krijuam një vatër të kulturës “Trakia në zemër të Varnës” me më shumë se 200 anëtarë. Pak kohë më parë ishte një konkurs me këngët e mia, i cili u mbyll me një koncert të madh në Kompleksin e Festivalit. Morën pjesë edhe fëmijët e mi, nipërit, stërmbesa ime Lilia, e cila është 6 vjeçe. E dua këngën popullore. Ajo është jeta ime. Nuk bëj dot pa këngë dhe muzikë. Për aq kohë sa mundem, për aq kohë sa mund të lëviz - do të këndoj dhe do të luaj.”

Dëgjoni, të mëdhenj e të vegjël

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gugov dhe mishërimet e tamburasë së tij në muzikën etno, rok dhe klasike

Tambura nuk është aspak vegla muzikore më popullore e zgjedhur nga instrumentistët për të performuar në skenat botërore. Të luash tambura në mënyrë moderne, me repertor në zhanre dhe stile të ndryshme, nuk është punë për amatorët. Për ta zbutur këtë..

botuar më 24-05-23 6.10.PD

"Në vend të përgjigjes" një nderim për të paharruarin Georgi Minçev

"Bora e kujtimit" është një nga këngët emblematike të muzikantit të ndjerë Georgi Minçevit . Dy miq të tij - Mihaill Bellçev dhe Kirill Kalev - e thurën në këngën e tyre "Në vend të përgjigjes" si nderim për të paharruarin Georgi Minçev, të cilit..

botuar më 24-05-22 8.15.PD

"Samsara" – projekti më i ri i muzikantit Angell Djullgerov

Angell Djullgerov është një kitarist, autor i muzikës, aranzhues dhe producent muzikor. Vitet e fundit ai është një nga figurat më domethënëse në projektet e shumicës së muzikantëve më të suksesshëm bullgarë. Ai gjithashtu merr pjesë në një sërë..

botuar më 24-05-20 8.15.PD