Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimet e energjisë, inflacioni dhe rrugët - sfidat para kabinetit

Foto: BGNES

"Në emër të qeverisë sonë të koalicionit, jua dorëzoj qeverisjen e vendit! Në kundërshtim të sugjerimeve, nuk ka kushte për një apokalips në Bullgari." Me këto fjalë, ish-Kryeministri Kirill Petkov në një ceremoni të veçantë ia dorëzoi pushtetin kabinetit zyrtar të kryesuar nga kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Petkov raportoi se përkundër krizës botërore, ekipi i tij ka ndërtuar një themel të mirë dhe qytetarët bullgarë, me ndihmën e qeverisë së re, do të kenë paqe mendore dhe parashikueshmëri në muajt e ardhshëm. Qeveria e Petkovit lë një suficit prej 1.5 miliardë levash në buxhet. Ai shprehu shpresën se lufta kundër korrupsionit dhe problemeve në sistemin gjyqësor do të vazhdojë.

Gëllëb Donev përshkroi detyrat më urgjente përpara kabinetit të ri - çmimet e gazit natyror dhe karburanteve, inflacioni i lartë, problemet rreth mirëmbajtjes së rrugëve në vend dhe protesta e kompanive të ndërtimit të rrugëve. Na presin muaj të pasioneve të nxehta politike. Ne kemi për detyrë të rikthejmë tonin e mirë dhe dialogun produktiv”, theksoi Donev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD

Shoqata Bullgare e Teknologjive të Informacionit mbushi 30 vjeç

Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte. Duke folur për BTA, Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Irina Radoeva vuri në dukje se..

botuar më 25-10-14 5.55.MD
Ministri Georg Georgiev

I bënë thirrje Maqedonisë së Veriut të përmbushë angazhimet e saj ndaj BE-së

Kandidatët për anëtarësim në BE duhet t'u përmbahen kritereve dhe kushteve që kanë rënë dakord vetë. Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev pas një takimi në Sofje me homologun e tij gjerman Johann Wadephul , raportoi..

botuar më 25-10-14 10.42.PD