“Gala Strauss” me Orkestrën e Schönbrunn të Vjenës do t'u ofrojë bullgarëve dhe mysafirëve të vendit tonë një rrugëtim muzikor nëpër kohërat e dinastisë Strauss dhe trashëgiminë e saj. Orkestra po përgatitet për një turne në Bullgari, i cili do të vizitojë tre qytete: Veliko Tërnovo - në kështjellën Carevec (5 dhe 6 gusht), Varna - në një nga teatrot më të bukur në Ballkan - Teatri Veror (7 gusht), dhe kulmi i turneut do të jetë në qendër të Sofjes - në sheshin Shën Aleksandër Nevski (8 gusht).
Nga Bullgaria, orkestra e nis turneun e saj me koncerte kushtuar 200-vjetorit të lindjes së Johann Strauss, të cilin do ta shënojmë në vitin 2025."Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..
Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..