Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ushtria ruse po grumbullon rezerva për një ofensivë të re në Ukrainë

Foto: EPA/BGNES

Pas një udhëtimi 36 orësh nga Odesa, anija “Razoni” e ngarkuar me më shumë se 26 mijë tonë misër mbërriti në Bosfor, raporton Reuters. Kjo është anija e parë me grurë që u nis pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia për të rifilluar eksportet ukrainase. Agjencia citoi Ministrinë turke të Mbrojtjes sipas së cilës ka plan që çdo ditë një anije mallrash të niset nga Ukraina.

Pentagoni mohoi se ushtria ruse ka goditur 6 sisteme raketore amerikane “HIMARS” në Ukrainë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Uashington, deklarata për këtë nga Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu është një gënjeshtër.

Sulmet me raketa ruse kundër të gjithë Ukrainës vazhdojnë, dhe ato janë veçanërisht intensive kundër qyteteve të vijës së parë të Harkov dhe Nikolaev. Sipas agjencisë UNIAN, ushtria ruse ka rimëkëmbur tashmë 115 grupe batalioni, të cilat, së bashku me mbi 300 tanke dhe njësi ajrore, po lëvizin në jug të Ukrainës me synimin për të mbajtur Herson dhe për të avancuar kundër Nikolaev dhe Odesës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 marsin 2025

Paraditen e së mërkurës do të ketë vranësira me shtresa të ulëta ose vende-vende mjegull në fusha, lugina dhe rreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me..

botuar më 25-03-04 7.35.MD

Qeveria po diskuton temën e sigurisë

Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza e situatës aktuale gjeopolitike dhe rreziqet që rrjedhin për sigurinë kombëtare”. Përveç anëtarëve..

botuar më 25-03-04 6.16.MD

Vitin e fundit, Bullgaria mbeti prapa në indeksin e barazisë së grave

Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme. Rezultati është për shkak të numrit të vogël të grave në pozicione drejtuese, sipas një analize të..

botuar më 25-03-04 2.40.MD