Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përsëri ¼ e të testuarve për Covid-19 rezultojnë pozitivë, 10 janë të vdekurit

Foto: Pixabay

1951 janë të sapoinfektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u ulën me 659 nga një ditë më parë. 65% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 25.1% e 7760 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive, tregon portali coronavirus.bg.

Rastet aktive u rritën me 816 në 25 973. 189 të infektuar u shtruan në spitale. 140 prej tyre, ose pothuajse ¾ nuk janë vaksinuar. Të shtruarit në spitale u rritën me 40 në 1040. 58 të infektuar ndodhen në repartet e terapisë intensive.

Gjatë ditës vdiqën 10 persona me Covid të konfirmuar. 8 nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. Janë shëruar 1125 veta. Të hënën janë bërë 2896 vaksina. 2 065 027 bullgarë janë me imunizim të përfunduar. Kjo është më pak se 1/3 e popullsisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 nëntorin 2025

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës vranësirat do të pakësohen përkohësisht dhe reshjet do të ndalen. Era në lugina dhe zona të ulëta do të..

botuar më 25-11-19 7.35.MD

Kompania “Lukoil” rezervon të drejtën për mbrojtje ligjore të interesave të saj në Bullgari

Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi menaxhimi i aseteve të saj në vend u mor nga një administrator i posaçëm. "Lukoil" po ndërmerr..

botuar më 25-11-19 6.05.MD

Shumica e investimeve direkte janë nga Holanda

Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2 milionë euro) dhe Greqia (317.1 milionë euro), dhe flukset më të mëdha neto negative - në SHBA..

botuar më 25-11-19 5.34.MD