Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë për Bullgarët jashtë Shtetit para Radio Bullgarisë

Rajna Manxhukova: Institucionet në Bullgari duhet t’i marrin seriozisht problemet e bullgarëve në mbarë botën

Foto: arkiv personal

Për një vit tjetër Agjencia për Bullgarët jashtë Shtetit do të nderojë fëmijët e bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën që morën pjesë në konkurse për këngë, vizatim apo vepër letrare kushtuar vendit tonë. Ceremonia zyrtare do të mbahet më  3 gusht në Pallatin Kombëtar të Fëmijëve në Sofje nën patronazhin e Nënpresidentes Ilijana Jotova.

Nismat që organizon dhe mbështet Agjencia për Bullgarët jashtë Shtetit janë pjesë e rëndësishme e misionit të saj për të përkrahur lidhjen e bullgarëve jashtë vendit me atdheun e tyre. Kohët e fundit punon si Agjenci Ekzekutive të integruar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe që nga mesi i korrikut drejtohet nga Rajna Manxhukova:

Synimi im është ta bëj Agjencinë të dukshme për institucionet tona, të rikthej autoritetin e saj, edhe pse e di që është e vështirë. E kam fjalën për mundësinë që institucionet apo ministritë në vendin tonë t’i marrin seriozisht problemet e bashkatdhetarëve tanë nëpër botë, të cilat i paraqesim. Të na pranojnë si një institucion që i njeh mirë problemet e bullgarëve jashtë vendit dhe mund të ofrojë zgjidhjet e tyre” - theksoi Manxhukova në një intervistë për Radio Bullgarinë.

14 vite nga karriera e saj profesionale kaluan në Agjenci dhe tani është në krye për herë të dytë (e para ishte në periudhën gusht 2009 deri në maj 2010) dhe evidenton se ka një përmirësim në komunikim:

“Agjencia është pjesë integruese e Ministrisë së Punëve të Jashtme që nga fundi i prillit, por deri më 15 korrik nuk kishte drejtor ekzekutiv. Në ministri ka njerëz të veçantë me të cilët diskutojmë procedurat dhe proceset aktuale dhe ata lëvizin në mënyrë më operative sesa kur ishim pjesë e Këshillit të Ministrave.”

Në dy javë që kur është në detyrë Raina Manxhukova zhvilloi një sërë takimesh me mësues nga shkollat ​​e së dielës jashtë vendit, me përfaqësues publikë dhe kulturorë, kauza e të cilëve janë bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit.

“Fatkeqësisht, vitet e fundit, jo pa përfshirjen e qeverive të mëparshme dhe individëve të veçantë, Agjencia u shndërrua në një njësi për lëshimin e dokumenteve administrative. Funksioni i saj ndërlidhës ndërmjet institucioneve dhe organizatave në vendin tonë dhe bullgarëve jashtë humbi plotësisht. Dy vitet e kufizimeve të shkaktuara nga pandemia e përkeqësuan më tej situatën. Ne thjesht rinovuam takimet tona me ta për të parë situatën aktuale në të cilën ndodhen, për të menduar se si agjencia mund të jetë e dobishme për ta dhe cilat çështje nuk janë pjesë e kompetencave të saj.”

Ndryshimet në Ligjin për Shtetësinë Bullgare, sipas të cilit Ministria e Drejtësisë nuk do të ketë më nevojë për certifikatat e origjinës bullgare të lëshuara nga Agjencia, do të lehtësojnë deri diku burokracinë dhe do të lejojnë që ekipi të angazhohet në mënyrë më aktive në ndërveprimin me komunitetet tona në mbarë botën.

“Agjencia vazhdon të lëshojë certifikatat e origjinës të kërkuara nga Drejtoria e Migracionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por fluksi i aplikimeve tashmë është më i vogël. Megjithatë, puna për to kërkon shumë kohë.”

Ndërkohë, vazhdon puna për çështje të tjera me prioritet, një prej të cilave është ndihma e bashkatdhetarëve tanë që kërkojnë strehim nga armiqësitë në Ukrainë. Si pasardhëse e bullgarëve të Besarabisë, që nga fillimi i luftës, Rajna i kushton gjithë kohën, energjinë, njohjet dhe kontaktet e saj për të ndihmuar refugjatët që kërkojnë mbrojtje.

Rajna Manxhukova pranon ndihmën në Qendrën e Bullgarëve të Besarabisë, shkurt 2022

“Qendra për bullgarët e Besarabisë, të cilën e drejtova përpara se të pranoja pozicionin në Agjenci, u jepte ndihmë të gjithëve. Unë kundërshtova çdo përpjekje për të ndarë njerëzit. I kërkova Sekretarit të Përgjithshëm informacione se çfarë bëri Agjencia që nga fillimi i luftës. Tani pasi jam këtu, dua të shoh punën e Agjencisë në këtë drejtim, sepse kam një ide se çfarë mund të bëj dhe si mund ta arrij atë.”

Tashmë planifikuan një koncert të madh bamirësie për të mbledhur fonde për të ndihmuar bullgarët në Ukrainë. Në këtë mënyrë Agjencia për Bullgarët jashtë Shtetit do të shënojë 29 tetorin - Ditën e Bullgarëve të Besarabisë, e cila u bë traditë në dy dekadat e fundit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD