Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, i pushtuar nga Rusia gjatë agresionit në Ukrainë, është "plotësisht jashtë kontrollit", tha Rafael Grossi, kreu i agjencisë bërthamore të OKB - IAEA. Sipas agjencisë, centrali bërthamor "Zaporozhie" në Energodar ka nevojë për inspektim dhe riparim, raporton Associated Press. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, akuzoi Rusinë për përdorimin e centralit si bazë ushtarake për sulmet ndaj forcave ukrainase.
Pushtuesit rusë i thanë Reuters se forcat ukrainase kanë përdorur armë të furnizuara nga Perëndimi për të sulmuar centralin, në të cilin ende punon personel ukrainas, por nën kontrollin rus.
Sipas Institutit për Studimin e Luftës me bazë në SHBA - ISW, Rusia po përpiqet të përdorë centralin bërthamor në Zaporizhie për të kërcënuar vendet perëndimore duke sulmuar pozicionet e Ukrainës në qytetin e afërt Nikopol nga zona e centralit. Ukraina është vënë në pozicionin e kthimit të zjarrit rus, duke rrezikuar dënimin nga aleatët e saj perëndimorë për shkaktimin e një incidenti bërthamor. Moska shpreson se një fatkeqësi bërthamore do ta detyrojë Perëndimin të ndalojë ndihmën e mbrojtjes ukrainase, thonë analistët e ISW.
Evgeni Evtushenko, kryebashkiaku i Nikopolit, tha në Telegram se qyteti i tij ishte sërish sulmuar nga ushtria ruse gjatë natës.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh dhe Márton Nagy - ministër i ekonomisë kombëtare të Hungarisë, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në fushën e turizmit. Dokumenti vë theksin në shkëmbimin e informacionit dhe përvojës në fushën e turizmit,..
Autoritetet suedeze kanë ndaluar një anije të dyshuar për sabotimin e një kablloje me fibra optike nënujore në Detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen bullgare “Vezhen”, e cila ndodhej në zonë në momentin e dëmtimit. Ajo lundron nën flamurin maltez dhe është..
Kina ka ndaluar importin e deleve, dhive, shpendëve dhe kuajve nga vendet afrikane, aziatike dhe evropiane. Ndalimi nga importuesi më i madh i mishit në botë prek Ganën, Somalinë, Katarin, Kongon, Nigerinë dhe Tanzaninë, Egjiptin, Palestinën, Pakistanin,..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..