Blerja e gazit rus nga "Bulgargaz" përmes ndërmjetësve me çmime më të larta ishte e nevojshme për shkak të ndërprerjes së furnizimeve nga "Gazprom", konfirmoi për BNT kryetari i Bordit të Drejtorëve të "Bulgargaz" Ivan Topçijski. Ai theksoi se tregtarët e gazit nuk janë ndërmjetës, por kompani tregu që kompensojnë sasitë e munguara në situatë krize.
Topçijski shpreson se çmimi i gazit për muajin shtator do të jetë më i ulët, por “me ardhjen e sezonit të ngrohjes do të ketë mungesë.” Për 7 cisternat me gaz të lëngshëm amerikan, ai tha se çmimi është i favorshëm dhe afër çmimeve të tregut, dhe ka kapacitet për shkarkimin e tyre deri në dhjetor. 3 cisternat e para do të ofrojnë sasi të mjaftueshme për përdoruesit vendas deri në fund të vitit 2022 dhe për gjysmën e klientëve të tregut të lirë.Bullgaria, Greqia dhe Rumania janë gati me një memorandum për bashkëpunim në projekte të reja transporti, deklaroi komisioneri evropian grek për transport dhe turizëm, Apostolos Xixikostas. Ai theksoi se në nëntor, në Bruksel, do të nënshkruhet një..
Zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksandër Grushko, deklaroi se Moska nuk ka zhvilluar bisedime për fluturimin e mundshëm të avionit presidencial të Vlladimir Putinit mbi Poloninë, Rumaninë dhe Bullgarinë drejt Budapestit. “Është ende herët për..
Spiunë rusë dhe grupe humanitare ekstremisht të majta po bashkëpunojnë me trafikantët e qenieve njerëzore për të përmbytur Evropën me emigrantë të paligjshëm, shkruan gazeta “The Times”, duke cituar ministrin e brendshëm bullgar Daniell Mitov. Ai tha..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine..
Bullgaria, Greqia dhe Rumania janë gati me një memorandum për bashkëpunim në projekte të reja transporti, deklaroi komisioneri evropian grek për..