Pas një qëndrimi pesë mujor në portin Çernomorsk të Ukrainës, anija mallrash “Rozhen”, e kompanisë “Flota Detare Bullgare”u nis herët në mëngjes nga porti, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Anija bullgare do të kalojë përmes korridorit detar të rënë dakord për eksportin e ngarkesave të grurit. Në mesazhin e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet gjithashtu se sipas informacioneve zyrtare të pakonfirmuara të autoriteteve ukrainase, anija bullgare është duke udhëtuar drejt Britanisë së Madhe dhe me të u nisën edhe dy anije të tjera, “Polarnet” dhe “Navi Star”, me gjithsej 57 000 ton drithë ukrainas.
Autoritetet në Kiev planifikojnë që përmes porteve të Detit të Zi Odesa, Çernomorsk dhe Juzhni të eksportojnë më shumë se 3 milion ton produkte bujqësore në muaj.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..