Ekspozita e stilistit të famshëm çek të porcelanit dhe qeramikës Roman Shedina mbetet pjesë e programit kulturor të Qendrës Çeke në Bullgari. Pas vizitës në Sofje, ajo mund të shihet në Burgas deri në fund të gushtit. Ekspozita është pjesë e programit me rastin e Presidencës së tanishme çeke të Këshillit të BE-së dhe prezantohet nga Akademia Kombëtare e Arteve - Dega në Burgas, ndërsa në shtator do të jetë mysafir në Galerinë e Arteve të Qytetit të Plovdivit.
Është një pasqyrim i mendimeve të autorit se pse njerëzit janë të rrethuar nga vazo qeramike dhe çfarë fshihet pas këtij pasioni. Projekti i Shedinës shoqërohet edhe me citate dhe vepra të tjera që plotësojnë punën e tij. Ai padyshim ka një ndikim në artin bashkëkohor, pasi veprat e tij janë pronë e Muzeut të Arteve të Aplikuara në Pragë, e Galerisë së Moravisë në Brno, e Muzeut të Qeramikës në Westerwald (Gjermani), si dhe e shumë koleksioneve dhe galerive private në Lindje dhe në Evropën Perëndimore.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: sofia.czechcentres.cz, Facebook / @nhaburgas“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të regjistrohej për mësime në piano. Dhe kështu, në fakt, filloi rruga ime në muzikë. Krejt pa..
Një koncert në Los Anxhelos me një program tërësisht bullgar, kushtuar festës kombëtare 3 mars , do të mbahet më 21 mars. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Bullgarinë kompozitorja e njohur e filmit Penka Kuneva. Për “Gruan..
Piktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art i hodhi në vitet e para pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878). I tillë është Miljo..
“Enë”, “linjë prodhimi”, “proces prodhues” – kjo terminologji e përforcon kohën e të ashtuquajturve aplikues nga e kaluara jonë jo aq e largët. Por një..