Pllamena Mitkova fitoi titullin në kërcim së gjati në Kampionatin Botëror të Atletikës U20 në Kali të Kolumbisë. Ajo fitoi medaljen e artë me rekordin personale prej 6.66 metra në provën e saj të tretë. Ky është titulli i parë për vendin tonë në kampionatin botëror për të rinj dhe vajza pas fitores së Aleksandra Naçevës në kërcimin trehapësh në vitin 2018.
Një tjetër bullgar fitoi medalje në Kali dhe ky është Bozhidar Sarëbojukov, i cili fitoi medaljen e argjendtë në kërcim së larti me rezultat 2.10 m. Më herët në kampionat u rendit i njëmbëdhjeti në kërcim së gjati.
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova arriti në çerekfinale të turneut me bar WTA 500 në Bad Homburg. Ajo korri fitoren e tretë radhazi në qytetin gjerman – një në kualifikimet dhe dy në skemën kryesore. Viktoria Tomova fitoi me 6:4, 6:2..
Tihomir Ivanov fitoi garën e kërcimit së larti për meshkuj në turneun Sinner Hochsprungmeeting në Sinner (Gjermani). Kampioni 29-vjeçar bullgar në këtë disiplinë e meritoi vendin e parë, pasi arriti të kapërcejë 2.21 metra në provën e dytë...
Viktoria Tomova filloi me fitore pjesëmarrjen e saj në turneun e tenisit në bar në Bad Homburg të Gjermanisë, me një fond shpërblyes prej më shumë se 802 mijëeuro. Bullgarja, e cila kaloi kualifikimet, fitoi me 6:1, 6:3 ndaj përfaqësueses së..