3 seksione zgjedhore do të hapen në Rusi për zgjedhjet parlamentare më 2 tetor, njoftoi Ministri teknik i Jashtëm Nikollaj Millkov në një mbledhje te presidenti. Në Rusi zakonisht organizohen 4-5 seksione, por ndoshta kësaj here do të jenë 3. Është një problem, se Ambasada e Bullgarisë në Ukrainë përkohësisht është e mbyllur. Për organizimin e votimit në Ukrainë do të mbështetemi më së shumti në aktivitetin e komunitetit bullgar, sepse dërgimi i punonjësve në kushte rreziku ushtarak është i ndërlikuar, theksoi ministri.
Tashmë ka një pajtim nga një duzinë vendesh për të hapur seksione. Pritshmëritë janë që do të ketë vend-votime në më shumë se 700 deri në 800 vende jashtë shtetit. Ambasadat mbështeten në dialogun dhe punën e përbashkët me komunitetet bullgare jashtë vendit për organizimin dhe zhvillimin e votimit, theksoi diplomati.
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona, të cilat do të pushojnë nga perëndimi drejt lindjes. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në sferat e ekonomisë, tregtisë, inovacionit, arsimit, turizmit. Vendi ynë mund të jetë më i dukshëm..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç janë bullgarët, në Kushtetutë, pavarësisht angazhimit të vendit për ta bërë këtë. Kjo thuhet në..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis..
Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët..