Problemi i lidhjes së dytë të gazit midis Greqisë dhe Bullgarisë është ndërtimi i papërfunduar. Ne presim një orar për zbatimin nga ndërtuesi dita ditës, tha për bTV Ministri Rajonal Ivan Shishkov.
Është e mundur që interkonektori me Greqinë të mos fillojë deri më 1 nëntor, tha Drejtori Ekzekutiv i “Bullgargaz” Ljudmill Jocov përmes Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit.
Jocov hodhi poshtë kritikat e ashpra nga Kryetari i rregullatorit të energjisë, Ivan Ivanov, se çmimet e prognozës duhet të sigurohen në kohë. Për shkak të vonesës për muajin gusht, rritja përfundimtare e çmimit nuk do të jetë e qartë deri në datën 12. “Bullgargaz” u arsyetua se pas pezullimit të kontratës me “Gazprom” vëllimi i plotë i dërgesave është negociuar vetëm në 20 ditët e fundit të muajit aktual.
Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur shtresat më të cenueshme. Ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë kontrollit..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..