Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pritet parashikueshmëri më e madhe për sezonin turistik dimëror

2
Ministri Ilin Dimitrov
Foto: Këshilli i Ministrave

Ministri teknik i turizmit, Ilin Dimitrov, është duke përgatitur vizita (udhëtime) në tregjet e afërta (Maqedonina e Veriut, Serbi, Rumani, Turqi, Greqi) dhe tregje të distancave të mesme (Gjermani, Republika Çeke, Hungari, Poloni, Lindja e Mesme). Qëllimi është të përmirësohet dukshmëria e vendit tonë, të tregohet gatishmëri dhe dëshirë për të mirëpritur turistët në Bullgari.

Sa për prioritetet në përgatitjen e sezonit dimëror, fjalët “parashikueshmëri” dhe “siguri” do të jenë kyçe, siguroi Dimitrov. Do të punohet për korridoret e gjelbra për turistët që vijnë në rast të një zhvillimi të pafavorshëm të pandemisë, për kalimin e lehtë nëpër pikat kufitare, për marrëveshje reciproke për anulimin e certifikatave jeshile me Rumaninë dhe vendet fqinje në rast të zhvillimit të pandemisë së Covid- 19.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..

botuar më 24-10-07 7.35.PD
Banjat Qendrore Minerale

Sofja për fillestarët - turne falas të së shtunës na zhytin në hijeshinë e kryeqytetit

"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..

botuar më 24-10-05 8.40.PD