Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gazsjellësi drejt Greqisë do të vihet në punë testuese në fund të gushtit

Foto: EPA/BGNES

Të gjitha punimet kryesore të ndërtimit për lidhjen e gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë përmes Komotinit kanë përfunduar. Nga mesi i qershorit objektet përgjatë tubit prej 182 kilometrash janë mbushur dhe testuar me sukses me gaz natyror nën presion. Mbikëqyrja e ndërtimit konstatoi se gazsjellësi, 7 nyjat e vinçit, 2 stacionet matëse të gazit dhe qendra dispeçer janë teknikisht të shëndosha. Kompania bullgaro-greke ICGB, e cila është investitor dhe operator i ardhshëm i interkonektorit, në një deklaratë ka hedhur poshtë pohimet se objekti është i papërfunduar.

ICGB i ka dorëzuar ministrisë regjionale një plan me dy faza për të përfunduar aktivitetet ekzistuese. Deri në fund të gushtit, ndërlidhësi mund të funksionojë në modalitetin e testimit, tha ICGB.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 marsin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 6°. Në zonat juglindore do të ketë ende reshje shiu para mesditës. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi, ndërsa pas mesditës dhe në mbrëmje në veri të..

botuar më 25-03-11 7.35.MD

Asenovgrad e mirëpriti kontingjentin tonë të kthyer nga Kosova

Kontingjenti ynë ushtarak, i kthyer me sukses nga misioni paqeruajtës në Kosovë, u prit me një ritual solemn në sheshin qendror “Akad. Nikollaj Hajtov” në qytetin Asenovgrad (Bullgaria Jugore). 6 muaj më parë u larguan rreth 120 ushtarakë dhe deri..

botuar më 25-03-11 6.35.MD

Parlamenti shqyrton rastin e rezultateve të zgjedhjeve

Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Shërbimit Informativ lidhur me veprimet e tyre për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që sfidon..

rinovuar më 25-03-11 5.31.MD