Në kufijtë e qytetit Burgasit, në prag të Detit të Zi, gjendet liqeni bregdetar Atanasovsko. Më 12 gusht 1980, liqeni, i gjatë afro 9 km., është shpallur rezervat kombëtar, me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e specieve të rralla të shpendëve që banojnë në të. Sot pjesa veriore është një rezervat i mirëmbajtur, ajo jugore - zonë e mbrojtur dhe e gjithë zona e liqenit dhe tokat bujqësore rreth tij janë shpallur zonë “Natura 2000” sipas Direktivës së Zogjve dhe Habitateve.
Për më shumë se 20 vjet, Fondacioni Bullgar i Biodiversitetit dhe Inspektorati Rajonal për Mjedis dhe Ujë - Burgas organizojnë një panair të veçantë të kripës rreth datës së shpalljes së liqenit Atanasovsko si rezervat. Aktiviteti i këtij viti është më 13 gusht në orën 16:00 dhe një theks i veçantë do t'i kushtohet kripës së gjelbër, produktit më të ri të lagunës. Nga se prodhohet, pse është “kripë pa kripë”, cila është arsyeja e ngjyrës së fortë jeshile – këto janë vetëm disa nga pyetjet për të cilat vizitorët do të marrin përgjigje në eventin “e kripur”, premton fondacioni.
Uji i liqenit karakterizohet nga kripësia e tij nga 20 deri në 27,5%, prandaj nxjerrja e kripës në këtë vend daton në vitin 1906. Në panair do të prezantohen edhe çokollata artizanale me kripë deti nga liqeni, kozmetikë me produkte natyrale dhe sigurisht llojet e ndryshme të kripës që nxirren në vend. Programi parashikon punëtori për fëmijë, ekspozitë me karikatura "Ekonomia e fondeve" nga edicioni i 25-të i Bienales së Gabrovës, ndërsa në fund të ditës Fondacioni Bullgar i Biodiversitetit do të prezantojë Çmimet Vjetore për Biodiversitet dhe Klimë në Bullgari.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv, lagoon.biodiversity.bg
Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..
Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..
Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..
Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht..
Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore..