Si të zgjidhni profesionin më të mirë për veten tuaj? Çfarë duhet të kemi parasysh kur e zgjedhim zhvillimin e karrierës? A do të mjaftojë ajo që e keni mësuar në klasë për kërkimin e punës? Përgjigjet e këtyre dhe pyetjeve të tjera do t'u japin të rinjtë nga Varna, pjesëmarrës në "Punëtorinë e Trajnimit për Sipërmarrje", bashkëmoshatarëve të tyre që po hyjnë në botën e të mëdhenjve. Fushata informuese për profesionet e së ardhmes është pjesë e Nismës Rinore "Unë e zgjedh të ardhmen time", e cila zbatohet nga Shoqata "Qyteti im" me mbështetjen financiare të Bashkisë së Varnës dhe Drejtorisë së "Aktiviteteve Rinore dhe Sporteve". Qëllimi i tij është që më shumë të rinj ta pyesin veten nëse e kanë zgjedhur tashmë profesionin e tyre dhe nëse ai do të jetë i kërkuar në tregun e punës në dhjetë vitet e ardhshme. Vullnetarët e shoqatës nisin shpërndarjen e manualit "Hapat e lehtë në zgjedhjen e karrierës sime", i cili synon të arrijë mbi 300 të rinj. Ai do t'u tregojë hap pas hapi se si të zgjedhin profesionin e tyre, si është të jesh sipërmarrës dhe të ushtrosh një profesion të lirë duke punuar nga shtëpia si freelancer. Anna Radeva, kryetare e shoqatës rinore “Qyteti im”, e cila ka 11 vite që merret me këtë aktivitet, tha për Radio Varnën se sipas saj, në Bullgari ka ende një mospërputhje të madhe mes profileve arsimore dhe kërkesës në tregun e punës. Profesionet e së ardhmes janë ende ato në fushën e teknologjisë së informacionit, është kategorike ajo.
Të rinjtë që mund t'i bashkohen nismës duhet të jenë nga mosha 15 deri në 29 vjeç. Për më shumë informacion mund të kontaktojnë shoqatën “Qyteti im” përmes faqes së tyre në Facebook. Fushata do të vazhdojë deri në fund të shtatorit dhe do të jetë shumë e dobishme për të rinjtë ukrainas që kanë gjetur në Varna strehën e tyre nga tmerri i luftës.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..
Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..