Të vaksinuarit kundër koronavirusit t’i nënshtrohen një karantine më të shkurtër është një ide që do të diskutohet të martën në këshillin e ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë, njoftoi Ministri përgjegjës në detyrë Asen Mexhidiev. Sipas tij, nëse në ditën e pestë apo të shtatë testi antigjen i të karantinuarit rezulton negativ, ai do të mund të dal nga izolimi. “Problemi është se niveli i vaksinimit kundër Covid-19 në vendin tonë është shumë i ulët. Vendet që reduktuan karantinën kanë më shumë se 70 për qind të imunizuar, ndërsa tek ne janë rreth 30 për qind”, komentoi ministri. Ai tha gjithashtu se përgatitja e sistemit shëndetësor për një valë të re të mundshme Covid është një prioritet kryesor për ministrinë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..