Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gati 24% e mostrave të Covid-19 janë pozitive

Foto: BGNES

Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 355. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 23,72% e 1496 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive.Janë 1036 të shtruar në spital, nga të cilët 55 janë në repartin e terapisë intensive.Janë 14 të ardhur të rinj në spitale dhe dy persona kanë vdekur. 215 janë shëruar në 24 orët e fundit.Në harkun e shënuar kohor janë imunizuar 45 veta. Tashmë në vendin tonë janë 2 066 828 persona me cikël të përfunduar vaksinimi. Me doza përforcuese janë 848 561 veta dhe me imunizimin e katërt 53 383.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zyra e Prokurorit Evropian heton projekte në Bashkinë e Plovdivit

Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me përmirësimin e hapësirave të gjelbra urbane dhe publike në qytet, njoftoi Përfaqësia e PE-së në..

botuar më 25-10-20 4.38.MD

Zyra e Prokurorit Evropian heton një fermë fiktive të midhjeve në Detin e Zi

Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine në komunën e Nesebërit kanë nxitur një hetim nga Zyra e Prokurorit Evropian. Projekti u..

botuar më 25-10-20 2.24.MD
Apostolos Xixikostas

Vendet e Ballkanit Lindor janë gati të nënshkruajnë një memorandum transporti

Bullgaria, Greqia dhe Rumania janë gati me një memorandum për bashkëpunim në projekte të reja transporti, deklaroi komisioneri evropian grek për transport dhe turizëm, Apostolos Xixikostas. Ai theksoi se në nëntor, në Bruksel, do të nënshkruhet një..

botuar më 25-10-20 11.55.PD