Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Siguria e centralit atomik “Zaporozhie” mbetet e diskutueshme

centrali bërthamor "Zaporozhie"
Foto: EPA/BGNES

Vazhdojnë akuzat e ndërsjella midis Ukrainës dhe Rusisë për sulmet kundër centralit bërthamor “Zaporizhie”. Forcat ruse të vendosura atje po ofrojnë një armëpushim të përkohshëm, ndërsa Kievi ka bërë thirrje për sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të pasojave të mundshme të një katastrofe në centralin më të madh bërthamor në Evropë. Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres foli me Ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu për të rënë dakord për kushtet e sigurisë rreth centralit. Nga ana e saj, Moska tha se do të bënte atë që është e nevojshme për të lejuar specialistë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të vizitonin objektin, por paralajmëroi se një mision përmes Kievit do të ishte shumë i rrezikshëm. Zëdhënësi i organizatës botërore, Stephane Dujarric, tha se OKB-ja mund të sigurojë mbështetje logjistike dhe sigurie nëse Rusia dhe Ukraina bien dakord.

Në të njëjtën kohë, agjencitë ndërkombëtare raportojnë se në Republikën e vetëshpallur Popullore të Doneckut tre nga pesë të huajt e kapur duke luftuar për forcat ukrainase mund të marrin dënimin me vdekje.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 marsin 2025

Paraditen e së mërkurës do të ketë vranësira me shtresa të ulëta ose vende-vende mjegull në fusha, lugina dhe rreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me..

botuar më 25-03-04 7.35.MD

Qeveria po diskuton temën e sigurisë

Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza e situatës aktuale gjeopolitike dhe rreziqet që rrjedhin për sigurinë kombëtare”. Përveç anëtarëve..

botuar më 25-03-04 6.16.MD

Vitin e fundit, Bullgaria mbeti prapa në indeksin e barazisë së grave

Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme. Rezultati është për shkak të numrit të vogël të grave në pozicione drejtuese, sipas një analize të..

botuar më 25-03-04 2.40.MD