Vazhdojnë akuzat e ndërsjella midis Ukrainës dhe Rusisë për sulmet kundër centralit bërthamor “Zaporizhie”. Forcat ruse të vendosura atje po ofrojnë një armëpushim të përkohshëm, ndërsa Kievi ka bërë thirrje për sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të pasojave të mundshme të një katastrofe në centralin më të madh bërthamor në Evropë. Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres foli me Ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu për të rënë dakord për kushtet e sigurisë rreth centralit. Nga ana e saj, Moska tha se do të bënte atë që është e nevojshme për të lejuar specialistë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të vizitonin objektin, por paralajmëroi se një mision përmes Kievit do të ishte shumë i rrezikshëm. Zëdhënësi i organizatës botërore, Stephane Dujarric, tha se OKB-ja mund të sigurojë mbështetje logjistike dhe sigurie nëse Rusia dhe Ukraina bien dakord.
Në të njëjtën kohë, agjencitë ndërkombëtare raportojnë se në Republikën e vetëshpallur Popullore të Doneckut tre nga pesë të huajt e kapur duke luftuar për forcat ukrainase mund të marrin dënimin me vdekje.Edicioni i dhjetë i festivalit “Master of Art”, i cili hapet më 7 shkurt në kinemanë “Lumiere”, përfshin mbi 50 filma me tema të ndryshme të lidhura me artin. Programi i konkursit ndërkombëtar është i ndarë në kategori të ndryshme - "Arkitektura", "Dizajni..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..