Norma vjetore e inflacionit në Bullgari u përshpejtua në korrik për të 17-in muaj radhazi, duke arritur në 17,3% nga 16,9% në muajin e kaluar, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ky është inflacioni më i lartë që nga maji i vitit 1998, kur ai ishte në nivelin 18% dhe vendi ynë po dilte nga një periudhë hiperinflacioni.
Rritjen më të madhe në korrik krahasuar me qershorin e kanë pasur çmimet e argëtimit dhe kulturës (rritje për 7.4%), pasuar nga çmimet e ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse (rritje për 5.2%). Rritja e çmimit për transportin ajror të pasagjerëve është 31.7%.
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..