Arkeologët zbuluan një tempull të ri në Perperikon, transmetoi BTA. Sipas profesorit Nikollaj Ovçarov, ai është vetëm dhjetë metra larg sallës së famshme me altarin në pallatin e shenjtë, ku Aleksandri i Madh mori një parashikim se do të pushtonte botën. Në disa vende, muret kanë mbijetuar në një lartësi prej gati 3 m, gjë që e bën ndërtesën e sapo zbuluar një nga strukturat më të ruajtura të gjetura deri më tani në Perperikon, komentoi arkeologu.
Sipas prof. Ovçarov, tashmë mund të thuhet se pranë altarit të lashtë shkëmbor të Dionisit, gjatë periudhës romake (shek. III-IV), është formuar një kompleks i tërë i shenjtë tempujsh, kushtuar hyjnive të ndryshme të asaj kohe. Të tillë janë kalorësi trak dhe perëndia lindore Mitra, për nder të të cilëve janë ndërtuar faltore të veçanta.
Ende nuk është përcaktuar se cilit perëndi i është kushtuar tempulli i sapo zbuluar. Nga ana e tij, specialisti i arkeologjisë antike Doc. Dr. Zdravko Dimitrov nga Instituti Kombëtar i Arkeologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, ky është një ansambël unik sakral që është i vetmi i këtij lloji në Bullgari.Nga data 17 deri më 23 shtator 2025, në ujërat pranë Kepit Killik, komuna Avren, u zhvilluan kërkime arkeologjike nënujore nën drejtimin e prof. dr. Ivan Hristov, me pjesëmarrjen e zhytësve nga Muzeu Historik Kombëtar, punonjës të Shërbimit Kombëtar të..
Më 22 shtator 1908, me një manifest, princi Ferdinand I shpalli Pavarësinë e Bullgarisë dhe kështu u hodhën hapat e Mbretërisë së Tretë Bullgare. Ky akt nuk është bërë rastësisht në kishën "Shën 40 Dëshmorët" në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo: atje..
Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..