Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inteligjenca ushtarake ukrainase pret një përshkallëzim të konfliktit me Rusinë

Foto: EPA/BGNES

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mbërriti në Ukrainë për t'u takuar me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Vizita e tij është me ftesë të Volodimir Zelenski. Tema kryesore për të cilën do të bisedojnë të tre është marrëveshja e lidhur në korrik për eksportin e grurit ukrainas. Siguria e centrali bërthamor "Zaporozhie", rreth të cilit janë zhvilluar beteja javët e fundit, do të jetë gjithashtu ndër pikat kryesore të bisedimeve në qytetin e Lviv.

Gjithashtu është planifikuar një takim dypalësh mes Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Presidentit të Ukrainës. Të premten, Guterres duhet të vizitojë Odesën, një nga portet e përfshira në marrëveshjen për të eksportuar drithëra ukrainase dhe produkte të tjera ushqimore përmes Detit të Zi.

Në të njëjtën kohë, forcat ukrainase raportuan se kanë zmbrapsur një sulm rus në rajonin jugor të Hersonit, duke shtuar se granatimet ruse në Harkov, në Ukrainën Veriore, kanë vrarë shtatë persona dhe kanë plagosur 16 të tjerë. Inteligjenca ushtarake në Kiev pret një përshkallëzim të luftimeve në të gjitha frontet në javët e ardhshme.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një flamur bullgar ngrihet në një shtyllë 21 metra pranë qytetit Etropole

Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole në afërsi të monumentit eshtërore "Tuma Vëllazërore". “Sot të gjithë ngremë zërin se në një kohë..

botuar më 25-03-01 7.00.MD

Parashikimi i motit për 1 marsin 2025

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..

botuar më 25-02-28 7.35.MD

Helikopteri i dytë i urgjencës është tashmë në Bullgari

Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..

botuar më 25-02-28 6.31.MD