Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mbërriti në Ukrainë për t'u takuar me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Vizita e tij është me ftesë të Volodimir Zelenski. Tema kryesore për të cilën do të bisedojnë të tre është marrëveshja e lidhur në korrik për eksportin e grurit ukrainas. Siguria e centrali bërthamor "Zaporozhie", rreth të cilit janë zhvilluar beteja javët e fundit, do të jetë gjithashtu ndër pikat kryesore të bisedimeve në qytetin e Lviv.
Gjithashtu është planifikuar një takim dypalësh mes Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Presidentit të Ukrainës. Të premten, Guterres duhet të vizitojë Odesën, një nga portet e përfshira në marrëveshjen për të eksportuar drithëra ukrainase dhe produkte të tjera ushqimore përmes Detit të Zi.
Në të njëjtën kohë, forcat ukrainase raportuan se kanë zmbrapsur një sulm rus në rajonin jugor të Hersonit, duke shtuar se granatimet ruse në Harkov, në Ukrainën Veriore, kanë vrarë shtatë persona dhe kanë plagosur 16 të tjerë. Inteligjenca ushtarake në Kiev pret një përshkallëzim të luftimeve në të gjitha frontet në javët e ardhshme.Edicioni i dhjetë i festivalit “Master of Art”, i cili hapet më 7 shkurt në kinemanë “Lumiere”, përfshin mbi 50 filma me tema të ndryshme të lidhura me artin. Programi i konkursit ndërkombëtar është i ndarë në kategori të ndryshme - "Arkitektura", "Dizajni..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..