Qyteti i Shabllës shënon Ditën Ndërkombëtare të Farit me hapjen madhështore të farit të tij të rinovuar.
Fari i Shabllës ndodhet në pikën më lindore të Bullgarisë dhe është më i vjetri në bregun tonë të Detit të Zi. Ai është 32 metra i lartë dhe mbron anijet nga fundosja në cekët, midis Kepit Shablla dhe fshatit të peshkimit Tjulenovo aty pranë.
Sot në një ceremoni të posaçme në Shablla po dorëzohet pozita e “Përgjegjësit të Zyrës Hidrografike”. Shërbimi është i vetmi në vend që përgatit dhe transmeton njoftime lundrimi për detarët.
Dita e Farit u festua për herë të parë në Skoci në vitin 1993, dhe që nga viti 1998 nisma është marrë nga shumë vende në botë. Sot, mbi 450 fare në 50 vende mbështesin nismën, e cila u jep njerëzve mundësinë të mësojnë më shumë për rolin e tyre në garantimin e sigurisë së transportit detar gjatë shekujve.
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..