Ministria e Punëve të Jashtme ka filluar punën për memorandumin fillestar në lidhje me përgatitjen e Bullgarisë për anëtarësim në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Zëvendësministri dhe zëdhënësi i MPJ-së, Kostadin Koxhabashev, njoftoi në një konferencë se në dokument vendi ynë duhet të paraqesë qëndrimin e tij për të gjitha 257 instrumentet ligjore aktive të organizatës. Sipas tij, qëllimi i qeverisë teknike është që projekti i parë i dokumentit të përfundojë deri në fund të shtatorit, të jetë gati përfundimisht në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit të paraqitet në Këshill në nivelin e ministrave të OECD.
Është shumë e rëndësishme, kur flasim për 100 ditët e para të qeverisë, të kemi parasysh se ajo miratoi programin e saj, buxhetin e shtetit dhe përballoi dy vota mosbesimi, tha kryeministri Rosen Zheljazkov. Në hapje të mbledhjes së Këshillit të..
Gjykata e Drejtësisë e BE-së në Luksemburg ka kufizuar abuzimet e kompanive të kredive të shpejta. Magjistratët vendosën që tarifat e garantuesit duhet të përfshihen në çmimin e kredisë, në të ashtuquajturën “përqindje vjetore e shpenzimeve”...
Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë pret sot një seminar informues me temë "Mbrojtja evropiane dhe mundësitë për biznesin bullgar në zhvillimin dhe prodhimin e produkteve mbrojtëse". Qëllimi kryesor i seminarit është njohja e kompanive inovative..
Djali i presidentit amerikan - Donald Trump Jr. dhe Gila Gamliel, Ministre e Shkencës dhe Teknologjisë e Izraelit, do të marrin pjesë në një forum..
Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e..
Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një..