Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina ka frikë nga një sulm terrorist në centralin bërthamor “Zaporozhie”

Foto: EPA/BGNES

Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëroi për një operacion të mundshëm rus në centralin atomik “Zaporozhie”, pasi punëtorët në termocentralin bërthamor të kapur nga Rusia u urdhëruan të qëndrojnë në shtëpi sot, raportoi DPA. “Ne kemi frikë se pas granatimeve të termocentralit, forcat ruse tani po planifikojnë të kryejnë një sulm terrorist”, tha agjencia e inteligjencës. Ndërkohë, Moska deklaroi se Kievi po planifikon një provokim në centralin bërthamor për sot.

“Shkaktimi i ndonjë dëmtimi në termocentral do të ishte vetëvrasje”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili foli me presidentët e Ukrainës dhe Turqisë, Volodimir Zelenski dhe Rexhep Tajip Erdogan në qytetin ukrainas të Lviv. Në fjalimin e tij të vonë, Volodimir Zelenski theksoi se Rusia duhet t'i japë menjëherë akses në termocentral Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Në takimin trepalësh, Rexhep Erdogan shprehu gatishmërinë e tij për të marrë sërish një rol ndërmjetësues. "Shpresoj se lufta do të përfundojë në tryezën e bisedimeve," tha ai. Megjithatë, Volodimir Zelenski përjashtoi mundësinë e bisedimeve të paqes me Rusinë përpara se ajo të tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës. “Njerëzit që vrasin, përdhunojnë, godasin çdo ditë objektiva civile në qytetet tona me raketa lundrimi, nuk mund të kërkojnë paqe. Së pari ata duhet të largohen nga territori ynë, pastaj do të shohim”, tha Presidenti ukrainas.

Dy fshatra ruse u evakuuan pasi një zjarr shpërtheu në një depo municioni pranë kufirit me Ukrainën, thanë autoritetet lokale. Nuk u raportua për viktima, por banorët e Timonovos dhe Soloti u zhvendosën në një distancë të sigurt, tha guvernatori i rajonit të Belgorodit Vjaçeslav Gladkov. Zjarri vjen disa ditë pas shpërthimeve në një bazë ushtarake dhe depo municioni në gadishullin ukrainas të Krimesë të aneksuar nga Moska. Të paktën katër shpërthime ndodhën mbi Sevastopol, por nuk është e qartë nëse ka persona të lënduar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mira Koseva

Një nxënëse bullgare e klasës së gjashtë u bë kampione bote në anglisht

Nxënësja e klasës së gjashtë, Mira Koseva, fitoi titullin “Fitues Global” në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze “Kangaroo Global Linguistics 2024”. Ajo zuri vendin e parë në nivelin A1 dhe fitoi çmimin më të lartë për Bullgarinë, njoftoi..

botuar më 24-10-19 8.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Paraditen e së shtunës do të ketë kushte ngricash në zonat fushore dhe mjegull afatshkurtër përgjatë lumenjve. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell me erë mesatare nga drejtimi i lindjes. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2°..

botuar më 24-10-18 7.35.MD
Rosen Karadimov

Dy herë më shumë specialistë të IT-së certifikojnë pajisjet e votimit me makinë për zgjedhjet

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u parqitën 259 sinjale për blerje votash për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. U iniciuan 70 procedura paraprake, 36 persona u arrestuan, njoftoi në një konferencë ministri i punëve të brendshme..

botuar më 24-10-18 3.42.MD