Bullgaria feston 145 vjet nga Epopeja e Shipkës - beteja heroike gjashtë ditore në të cilën ushtarët vullnetarë vendas dëshmuan se liria nuk është një dhuratë, por është e fituar me gjakun dhe sakrificën e mijëra bullgarëve.
Në majën Stara Pllanina “Shën Nikolla”, ku është ndërtuar Monumenti i Lirisë, në mesin e gushtit të vitit 1877 u zhvilluan betejat më të rënda gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke për Bullgarinë.Atëherë mbrojtja e Qafës së Shipkës ishte e rrezikuar dhe kjo do të përcaktonte deri në një shkallë të madhe dhe rrugëdaljen nga e gjithë lufta.
Sot në këtë vend të shenjtë, të cilin çdo bullgar e viziton të paktën një herë në jetën e tij, ndodhet park-muzeu “Shipka-Buzlluxha”. Ai përfshin 26 monumente dhe Monumenti i lirisë është më i madhi mes të gjitha kureshtjeve.
Monumenti është i ndërtuar nga dhurimet vullnetare të të gjithë popullit bullgar. Ai u hap më 26 gusht 1934. Është 31.5 m i lartë dhe 890 shkallë të çojnë deri në të. Deri më 90 mijë janë vizituesit në vit. Gjatë kohës vendi është vizituar nga shumë persona të njohur”, tregoi për BNR-Burgas Çavdar Angellov-drejtor i tempullit-muze kombëtar “Shipka”.
“Çdo gjë nis që këtu! Në Shipka vihen themelet e ushtrisë bullgare”- thotë drejtori i muzeut. “Këtu është dhe vendi të mendohemi se populli bullgar ka përjetuar dhe momente më të tmerrshme në zhvillimin e vet historik dhe i ka evituar. Kështu ka shpëtuar Bullgaria, në sajë të besimit tek Zoti, të punëdashësisë së njerëzve, të përkrahjes nga ana e familjes dhe guximit të ushtrisë” - thotë historiani Çavdar Angellov. Festimet vazhdojnë deri më 23 gusht.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESRomët në vendin tonë kremtojnë festën Vasilica ose Bango Vasili fjalë për fjalë Vasili i çalë, i njohur ndryshe edhe si Viti i Ri i Romëve, njofton Fondacioni “Amalipe”. Sipas traditës, festa vazhdon tri ditë, duke filluar nga nata e 13 duke u gdhirë..
Sot është Dita e Gjyshes (Babinden) - një nga festat më të dashura dhe autentike bullgare, me rrënjë të thella në traditën popullore. E festuar më 8 janar sipas stilit të ri, ajo u kushtohet grave që ndihmuan nuset e reja gjatë lindjes – gjyshet-mami...
Kisha Ortodokse Bullgare nderon më 7 janar kujtimin e Shën Gjon Pagëzorit, të quajtur edhe Pararendës, sepse ai përgatiti njerëzit për ardhjen e Shpëtimtarit. Dita kushtuar Shën Gjonit, i njohur në vendin tonë si Dita e Ivanit, është menjëherë pas..